27 Nëntor 2025, 14:04
Nga M.L
Dy të arrestuarit
SHKODËR- Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka vendosur sot masën e sigurisë “arrest me burg” për Erzen (Hamza) Ukën dhe Julian Cumrakun, të cilët akuzohen për veprimtari me elementë terrorizmi. Seanca u zhvillua në orën 13:00, ku trupi gjykues vendosi të pranojë kërkesën e prokurorisë dhe t’i mbajë të dy të ndaluarit në qeli.
Dy të dyshuarit u kapën dy ditë më parë pas një operacioni të ndërlikuar të Policisë së Shtetit dhe forcave RENEA. Ata u gjetën të fshehur në një banesë në fshatin Orosh të Fushë-Arrëzit, ku dyshohet të kenë qëndruar për rreth dy muaj. Pas 12 orësh negociata dhe thirrjesh nga familjarët, të dy u dorëzuan pa bërë rezistencë.
Gjatë kontrollit në banesën ku fshiheshin, policia zbuloi një arsenal të madh armësh, që përfshinte katër automatikë, një pistoletë, 18 granata, shtatë karikatorë të mbushur me fishekë si edhe afërsisht 2 mijë municione të ndryshme.
Ngjarja nisi pasi patrullat e policisë konstatuan një person të dyshimtë që, sapo pa efektivët, u fut me shpejtësi në një banesë të braktisur dhe refuzoi të dorëzohej, duke i kërcënuar. Situata e rrezikshme solli ndërhyrjen e menjëhershme të forcave të specializuara RENEA, të cilat finalizuan arrestimin./ Dosja.al
erzen (hamza) uka julian cumraku
Aktualitet
27 Nëntor 2025, 13:46
M.L
Foto nga operacioni
ITALI- Janë bërë publike pamjet e aksionit të ndërmarrë nga autoritetet italiane në Breshia, ku...
Aktualitet
27 Nëntor 2025, 13:32
M.L
Igli Haxhiaj
TIRANA- Personi i paraqitur në foton e mësipërme është oficeri i Antiterrorit, Igli Haxhiaj, i cili u arrestua s...
Aktualitet
27 Nëntor 2025, 13:20
M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Zbulohen të tjera informacione lidhur me ndalimin e oficerit të Antiterrorit, Igli Haxhiaj, i cili u arrestua në kua...
Aktualitet
27 Nëntor 2025, 12:50
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Oficeri i Antiterrorit Igli Haxhiaj është vënë në pranga ditën e sotme. Mësohet se arr...
Aktualitet
27 Nëntor 2025, 12:40
I.A
Foto Ilustruese
ITALI- Detaje të reja kanë dalë nga operacioni i përbashkët mes SPAK dhe Prokurorisë së Breshias di...
Aktualitet
27 Nëntor 2025, 12:36
M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, ku një 28-vje&ccedi...
Aktualitet
27 Nëntor 2025, 12:33
M.L
Foto ilustruese
ITALI- Një operacion i përbashkët mes SPAK-ut dhe Prokurorisë së Breshias ka rezultuar në goditjen e një...
Aktualitet
27 Nëntor 2025, 12:15
M.L
Foto ilustruese
ITALI- Autoritetet në Itali kanë goditur një tjetër organizatë trafiku lëndësh narkotike,...
Aktualitet
27 Nëntor 2025, 12:04
M.L
Foto ilustruese
DURRËS- Një 15-vjeçar, i cili u plagos ditën e djeshme me thikë në qytetin e Durrësit, ndodhet aktuali...
Aktualitet
27 Nëntor 2025, 11:58
I.A
Erion Veliaj
TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka kërkuar lirimin nga burgu në Gjykatën Kushtetuese. Në nj&eu...