Aktualitet

Megaoperacioni i SPAK dhe autoriteteve italiane! DETAJE nga arrestimi i oficerit të Antiterrorit: Prangat iu vunë në Akademinë e Policisë, ka shërbyer më parë në Forcat Operacionale

Sipas burimeve për mediat, në momentin e ekzekutimit të urdhrit, Haxhiaj ndodhej në ambientet e Akademisë së Policisë, ku ishte i angazhuar në një kurs tre-mujor specializimi për Antiterrorin.

27 Nëntor 2025, 13:20 Nga M.L
Megaoperacioni i SPAK dhe autoriteteve italiane! DETAJE nga arrestimi i oficerit
Foto ilustruese

TIRANA- Zbulohen të tjera informacione lidhur me ndalimin e oficerit të Antiterrorit, Igli Haxhiaj, i cili u arrestua në kuadër të një operacioni të gjerë të realizuar nga SPAK në bashkëpunim me autoritetet italiane.

Sipas burimeve për mediat, në momentin e ekzekutimit të urdhrit, Haxhiaj ndodhej në ambientet e Akademisë së Policisë, ku ishte i angazhuar në një kurs tre-mujor specializimi për Antiterrorin.

Paraprakisht, ai ka shërbyer në Forcat Operacionale, ndërsa masa e sigurisë ndaj tij është zbatuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP).

Sondazh

Poll