Politike

"Nuk do ta fal SPAK dhe mediat për...", Kryemadhi: Nuk do ta takoj më kurrë Ilir Metën në burg, përveç rasteve të...

E ftuar në emisionin ‘Kjo javë’ në News24 ,Kryemadhi shtoi se nuk përjashton takimet në rrethana familjare, si në martesat e fëmijëve, por theksoi se nuk është ende e gatshme të harrojë sjelljet e Ilir Metës dhe të miqve të tij ndaj saj.

8 Nëntor 2025, 18:45 Nga M.L
"Nuk do ta fal SPAK dhe mediat për...", Kryemadhi: Nuk do ta
Monika Kryemadhi

TIRANA- Ish-kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, deklaroi sot se nuk do të takohet kurrë me Ilir Metën në rast se ai do të përfundojë në burg. E ftuar në emisionin ‘Kjo javë’ në News24 ,Kryemadhi shtoi se nuk përjashton takimet në rrethana familjare, si në martesat e fëmijëve, por theksoi se nuk është ende e gatshme të harrojë sjelljet e Ilir Metës dhe të miqve të tij ndaj saj.

“Nuk do ta takoja Ilir Metën dhe absolutisht kam thënë që do takohem me të kur të martojmë fëmijët, do bëhemi gjyshër etj. Unë nuk jam gati për t’u takuar me Ilir metën, qoftë emocionalisht, qoftë në aspektin e mënyrës si sepse e ndjej vetën shumë të fyer nga mënyra si jam linçuar nga rrethi i tij dhe ai vetë në atë kohë. Nuk do ta fal mënyrën si SPAK dhe mediat përdorën kundër meje për thashetheme që janë përdorur. I kam falur që të gjithë, por nuk kam harruar akoma atë që kanë bërë dhe tensionin e presionin që kanë ushtruar te fëmijët e mi”, tha Kryemadhi./ Dosja.al

 

monika kryemadhi

Sondazh

Poll