Politike

"Sali Berisha të mos bëjë gabimin e Ilir Metës", Kryemadhi: Miqtë të përdorin! Opozita mendon si të marrë tendera dhe si t'i zërë vendin kryedemokratit

E ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, Kryemadhi theksoi se opozita ka nevojë për “zemër” dhe për përkushtim të sinqertë ndaj qytetarëve, duke kritikuar politikanët që, sipas saj, mendojnë më shumë për interesa personale sesa për ndryshim politik.

8 Nëntor 2025, 19:07 Nga DOSJA

 

"Sali Berisha të mos bëjë gabimin e Ilir Metës",
Monika Kryemadhi

 

TIRANAIsh-kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi komentoi sot situatën aktuale të opozitës dhe dha një mesazh për kreun e PD, Sali Berisha. E ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, Kryemadhi theksoi se opozita ka nevojë për “zemër” dhe për përkushtim të sinqertë ndaj qytetarëve, duke kritikuar politikanët që, sipas saj, mendojnë më shumë për interesa personale sesa për ndryshim politik.

Ajo shtoi se Berisha duhet të shmangë gabimet që kanë bërë edhe ajo dhe Ilir Meta, duke u izoluar në “rrethin e miqve”. Kryemadhi kritikoi gjithashtu pasivitetin e disa figurave opozitare dhe vuri në dukje se mbështetja për Berishën në momentet e vështira ka qenë e kufizuar.

Në përfundim, ish-kryetarja e LSI i bëri thirrje Berishës të rishikojë rrethin e bashkëpunëtorëve

“Opozita do zemër. Nëse opozita mendon si të marrë leje ndërtimi, si të marrë tendera, si t’i zërë vendin Sali Berishës, atëherë nuk do vijë kurrë opozita në pushtet.

Berisha, për mendimin tim, duhet të dalë jashtë rrethit. Nuk duhet të bëjë gabimin e Ilir Metës dhe timin, që u izoluam në rrethin e miqve tanë. Opozita duhet të dalë jashtë rrethit të miqve.

Miqtë të përdorin: kur prodhon pushtet japin jetën për ty, por kur ishte Berisha në arrest shtëpie i mblidheshin vetëm 50 veta poshtë dritares. Ata që nuk dalin në terren, japin një deklaratë në televizion dhe nuk bëjnë asgjë,” deklaroi ajo./ Dosja.al

sali berisha monika kryemadhi opozita

Sondazh

Poll