Politike

“S’më hëngri politika, por shokët”, Kryemadhi RRËFEHET si asnjëherë më parë: Divorci me Ilir Metën i rriti më shumë fëmijët tanë...

E ftuar në emisionin “Kjo javë” në News24, Kryemadhi foli për përvojat e saj pas divorcit nga Ilir Meta, duke ndarë se fëmijët e saj janë formuar më shumë nga ndarja e prindërve sesa nga aspektet e tjera të jetës.

8 Nëntor 2025, 18:30 Nga M.L
“S’më hëngri politika, por shokët”, Kryemadhi
Monika Kryemadhi

TIRANAIsh-kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka ndarë sot disa detaje nga jeta e saj personale. E ftuar në emisionin “Kjo javë” në News24, Kryemadhi foli për përvojat e saj pas divorcit nga Ilir Meta, duke ndarë se fëmijët e saj janë formuar më shumë nga ndarja e prindërve sesa nga aspektet e tjera të jetës.

Ajo theksoi gjithashtu se sfidat politike nuk i erdhën vetëm nga kundërshtarët, por edhe nga shokët politikë, të cilët sipas saj, e “hëngrën” politikisht.

"Tani jam më e lirë. Të vetmin ndryshim që kam sot, është se në mëngjes, nëse më parë në krevat kisha Ilir Metën, sot kam Borën. S’kam pasur titull më parë. Kam qenë në shërbim të të rinjve.

Fëmijet janë shumë të rritur. Divorci i rriti akoma më shumë. Nuk e mendonin. Por janë shumë të qetë, të pjekur. Janë të lënduar nuk diskutohet, por për shkak të shkollimit të tyre, mendojnë ndryshe. Tani po njohin tamam nënë dhe babanë. Na shihnin njerëz hermetik dhe robot.

Mua s’më hëngri politika, por shokët. Historitë u përdorën për të larguar Monikën. Po të shikosh të gjithë historikun e Monikës, ka promovuar vetëm të rinjtë. Largimi im, largoi mekanizmin e barazisë. Erdhën njerëz nga rruga që e rrudhën partinë”, tha Kryemadhi./ Dosja.al

monika kryemadhi

Sondazh

Poll