7 Nëntor 2025, 20:06
Nga M.L
Balluku-Burgum
GREQI- Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, është takuar në Athinë me Sekretarin amerikan të Energjisë, Chris Wright, dhe Sekretarin amerikan të Punëve të Brendshme, Doug Burgum. Takimet u mbajtën në kuadër të punimeve të Samitit të Partneritetit për Bashkëpunim Transatlantik në Energji (P-TEC), një nismë strategjike që synon forcimin e bashkëpunimit energjetik ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të Europës Qendrore e Lindore.
Balluku-Wright
Samiti u organizua nën kujdesin e Departamentit Amerikan të Energjisë, në bashkëpunim me Qeverinë Greke dhe Qendrën Globale të Energjisë pranë Këshillit Atlantik, duke mbledhur në Athinë ministra të energjisë, ekspertë dhe përfaqësues të lartë politikë nga rajoni.
Në një video-mesazh nga Athina, Zv.Kryeministrja Balluku theksoi rëndësinë e bashkëpunimit transatlantik në fushën e energjisë, duke vlerësuar mesazhin e Sekretarit Wright si një vizion frymëzues për të ardhmen energjetike të Europës.
“Sekretari i Energjisë, Chris Wright, adresoi fjalën e tij me një vizion frymëzues, i cili kishte në qendër sigurinë energjetike, bashkëpunimin transatlantik, por mbi të gjitha bashkërendimin e shteteve për të minimizuar impaktin e gazit rus në Europë,” u shpreh Balluku.
Ajo shtoi se prania e Sekretarit Amerikan të Punëve të Brendshme, Doug Burgum, në këtë samit tregon qartë rolin thelbësor që energjia luan jo vetëm në zhvillimin ekonomik, por edhe në sigurinë globale.
Pjesëmarrja e Shqipërisë në këtë forum të nivelit të lartë nënvizon angazhimin e vendit për t’u bërë pjesë aktive e dialogut ndërkombëtar mbi tranzicionin energjetik, diversifikimin e burimeve dhe forcimin e qëndrueshmërisë energjetike në rajon.
Samiti P-TEC shërben si një platformë e rëndësishme për shkëmbimin e ideve dhe politikave që synojnë reduktimin e varësisë nga burimet e paqëndrueshme të energjisë dhe nxitjen e investimeve në teknologjitë e pastra, në përputhje me objektivat e transformimit të gjelbër global.
belinda balluku chris wright
Politike
7 Nëntor 2025, 17:43
M.L
Berisha-Balla
TIRANA- Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën do të mblidhet të hënën në orën 14:00 pë...
Politike
7 Nëntor 2025, 17:29
E.d
Belinda Balluku
ATHINË- Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka deklaruar se Shqipëria brenda vitit 203...
Politike
7 Nëntor 2025, 17:11
M.L
Fatos Nano
SHBA- Media prestigjoze amerikane New York Times i ka kushtuar një artikull ish-kryeministrit Fatos Nano dhe ndarjes së tij ...
Politike
7 Nëntor 2025, 15:12
M.L
Foto ilustruese
DURRËS- Media SeeNews shkruan në një artikull se Bashkia e Durrësit ka nënshkruar një marrëveshje trevje...
Politike
7 Nëntor 2025, 14:47
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Kryeministri Edi Rama, ka ftuar ditën e sotme në podcastin e tij "Flasim" kandiatët, të cilët do t&eum...
Politike
7 Nëntor 2025, 14:34
M.L
Foto ilustruese
CËRRIK- Materialet zgjedhore për zgjedhjet e pjesshme lokale të 9 nëntorit kanë mbërritur në Cërrik...
Politike
7 Nëntor 2025, 14:04
M.L
Iris Luarasi
TIRANA- Deputetja socialiste Iris Luarasi deklaroi sot se miratimi i projektligjit për barazinë gjinore ka shkaktuar debate dhe...
Politike
7 Nëntor 2025, 13:51
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se paketa e Paqes fiskale është përfshirë në projektbuxhetin e vitit ...
Politike
7 Nëntor 2025, 13:43
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar sot se një regjim që nuk pranon votën e lirë,...
Politike
7 Nëntor 2025, 13:39
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar sot se PD do të krijojë hapësirën e saj media...