8 Nëntor 2025, 07:44
Nga E. D
foto ilustruese
VLORË- Qytetarët e Beratit, Vlorës, Cërrikut, Matit dhe Tepelenës do u drejtohen ditën e nesërme kutive të votimit për të zgjedhur kryebashkiakët e rinj. KQZ ka shpërndarë materialet zgjedhore në pesë bashkitë, ku do të votojë 334.539 mijë votues.
Teksa sot është heshtje zgjedhore, edhe gjatë fushatës kandidatët e kanë zhvilluar fushatën pa liderët e partive të mëdha, Kryeministri Edi Rama e Kryedemokrati Sali Berisha, nuk janë parë në asnjë takim elektoral. Bëhet me dije se në Vlorë, numri i qytetarëve me të drejtë vote është afro 172 mijë, në Berat mbi 82 mijë, në Cërrik afro 39 mijë, në Mat 29 mijë ndërsa në Tepelenë, 12 600.
Në Berat, Ervin Ceca kandidat i Partia Socialsite do të jetë përballë Pavlo Shkarpës. Në Vlorë, Brunilda Mersini e PS, e cila la mandatin e deputetes për kandidimin si kryebashkiake, do të garojë përballë dy demokratëve, Dionis Sota dhe Gjergj Nika, anëtari i Këshillit Bashkiak i zgjedhur nën siglën e Parisë Demokratike.
Ndërsa në Cërrik, Florenc Doka i PS do të kandidojë përballë kandidatit të pavarur Amarildo Hoxha, të cilin e mbështet edhe Partia Demokratike dhe Eligert Hima, nën logon e partisë ‘Lëvizja Shqipëria Bëhet’. Ndërkohë në
Mat, Altin Bojni është kandidati i PS që jetë përballë Suzana Pashës, e cila është kandidate e pavarur dhe Eduart Brahilikës i mbështetur nga PD. Në Tepelenë, PS ka propozuar kandidatin Gramoz Sako, ndërsa opozita do të mbështesë të pavarurin Gabriel Guma.
Në tre bashki Berat, Mat dhe Tepelenë, kryetarët dhanë dorëheqjen për tu bërë deputetë. Në Cërrik, kryetari i bashkisë Andis Hasalla u emërua në kabinetin qeveritar si Ministër i Bujqësisë. Në Vlorë kryetari i bashkisë Ermal Dredha dha dorëheqjen pas sulmeve të Ramës./Dosja.al
zgjedhjet e pjesme 9 nentor kqz
Politike
7 Nëntor 2025, 20:06
M.L
Balluku-Burgum
GREQI- Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, është takuar n&eu...
Politike
7 Nëntor 2025, 17:43
M.L
Berisha-Balla
TIRANA- Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën do të mblidhet të hënën në orën 14:00 pë...
Politike
7 Nëntor 2025, 17:29
E.d
Belinda Balluku
ATHINË- Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka deklaruar se Shqipëria brenda vitit 203...
Politike
7 Nëntor 2025, 17:11
M.L
Fatos Nano
SHBA- Media prestigjoze amerikane New York Times i ka kushtuar një artikull ish-kryeministrit Fatos Nano dhe ndarjes së tij ...
Politike
7 Nëntor 2025, 15:12
M.L
Foto ilustruese
DURRËS- Media SeeNews shkruan në një artikull se Bashkia e Durrësit ka nënshkruar një marrëveshje trevje...
Politike
7 Nëntor 2025, 14:47
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Kryeministri Edi Rama, ka ftuar ditën e sotme në podcastin e tij "Flasim" kandiatët, të cilët do t&eum...
Politike
7 Nëntor 2025, 14:34
M.L
Foto ilustruese
CËRRIK- Materialet zgjedhore për zgjedhjet e pjesshme lokale të 9 nëntorit kanë mbërritur në Cërrik...
Politike
7 Nëntor 2025, 14:04
M.L
Iris Luarasi
TIRANA- Deputetja socialiste Iris Luarasi deklaroi sot se miratimi i projektligjit për barazinë gjinore ka shkaktuar debate dhe...
Politike
7 Nëntor 2025, 13:51
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se paketa e Paqes fiskale është përfshirë në projektbuxhetin e vitit ...
Politike
7 Nëntor 2025, 13:43
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar sot se një regjim që nuk pranon votën e lirë,...