Politike

"15 mln euro ekstra për pacientët e Onkologjikut"/ Rama: Shërbimi i plotë dhe falas për rikonstruksionin e gjirit për gratë e vajzat! Rritje pagash për bluzat e bardha

Kryeministri tha më tej se për herë të parë gratë e vajzat që kanë kaluar kancerin e gjirit do të përfitojë të plotë dhe falas shërbimin e rikonstruksionit të gjirit. Ndër të tjera, Rama nënvizoi se 4600 mjekë, infermierë dhe farmacistë, si edhe 14 mijë teknikë e laborantë, do të përfitojnë një rritje të re pagash.

8 Nëntor 2025, 11:30 Nga E. D
"15 mln euro ekstra për pacientët e Onkologjikut"/ Rama:
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama njoftoi se një miliardë euro janë parashikuar për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale në pr.buxhetin 2026. Me anë të një video-mesazhi në rrjetet sociale, Rama theksoi se do të futen 15 mln euro ekstra në shërbim të pacientëve të Onkologjikut.

Kryeministri tha më tej se për herë të parë gratë e vajzat që kanë kaluar kancerin e gjirit do të përfitojë të plotë dhe falas shërbimin e rikonstruksionit të gjirit. Ndër të tjera, Rama nënvizoi se 4600 mjekë, infermierë dhe farmacistë, si edhe 14 mijë teknikë e laborantë, do të përfitojnë një rritje të re pagash.

Në fund, Rama se në 2026, QSUT do të nisë partneritetin me spitalin e Milanos ‘San Rafaelo’. Sipas tij, vendi është në rrugën e duhur drejt Shqipërisë 2030 edhe në shëndetësi, edhe në rritjen e cilësisë shërbimi shëndetësor. 

"Përshëndetje dhe fundjavë të mbarë dhe si fundjavë m'u duk e udhës të ndaj me ju projekt buxhetin 2026 me mbi 1 miliardë eurot e të tij për shëndetësinë dhe mirëqënien sociale, afro 4% e Prodhimit të Përgjithshëm Kombëtar.  Dhe pa dashur t'ju lodh me shifra, aq më tepër në një ditë të shtunë, po ndalem tek lufta me kancerin dhe nevoja për barnat e shtrenjta që kërkon kjo luftë. E pra, për herë të parë, hapim një linjë financimi nga buxheti i shtetit vetëm për këtë nevojë jetike, duke futur 15 milionë euro ekstra në shërbim të pacientëve të onkologjikut. 

Për herë të parë, shërbimi i rikonstruksionit të gjirit për gratë dhe vajzat që kalojnë kancerin do të jepet i plotë për të gjitha dhe falas, ndërkohë Ministrja e shëndetësisë, e shpallur së fundi ndër 100 gratë më influente në mjekësinë botërore për çështjen e kancerit do të udhëheqë projektin kombëtar të ngritjes së Institutit Kombëtar të Tumoreve për Shqipërinë, 2030. Një institucion i ri ekselence, i cili do t’i bashkohet rrjetit ndërkombëtar të instituteve që luftojnë me kancerin. 

Ndërkohë, 4,600 mjekë, infermierë dhe farmacistë, si dhe 14,200 teknikë dhe laborantë, do të përfitojnë një rritje të re pagash, çka është edhe një mesazh i qartë për gjeneratën e re të bluzave të bardha, se në Shqipëri qëndrohet dhe punohet me dinjitet dhe se Shqipëria 2030 do të bëhet vendi, ku ikja do të jetë thjesht zgjedhje individuale, jo imponim nga pamundësia për të qëndruar dhe punuar këtu.

Me spitalin e ri të Korçës, urgjencën e Durrësit, spitalet bashkiake të Matit e Tropojës dhe të tjera me radhë akoma do të vazhdojnë intensivisht edhe investimet në modernizimin e infrastrukturës spitalore, me objektivin e qartë dhe të shpallur që në Shqipëri në 2030, asnjë strukturë e shërbimit shëndetësor të mos jetë jashtë standardeve të Bashkimit Europian. 

2026 është edhe viti i hyrjes së inteligjencës artificiale në shërbimin tonë shëndetësor, përmes një kompanie të përbashkët, që shteti shqiptar po krijon me një prej ekselencave të inteligjencës artificiale në shëndetësinë europiane, ndërkohë që, me financimet e siguruara nga fondet europiane, ne do të krijojmë ekosistemin dixhital të gatshëm për inteligjencën artificiale, duke hapur shtigjet e reja të diagnostikimit me imazhe të analizave parashikuese dhe të ndërveprueshmërisë në rang kombëtar të sistemit shëndetësor digjital në përputhje me axhendën digjitale të Bashkimit Europian.

Dhe në mbyllje, 2026 do të hapë edhe siparin e partneritetit strategjik të QSUT-së me spitalin prestigjioz San Raffaele të Milanos, një ndër më të mirët në botë, duke nisur procesin e një transformimi që do ta bëjë QSUT-në, 2030 një qendër rajonale të shëndetit me prestigj në të gjithë Ballkanin Perëndimor. E pra jemi në rrugën e duhur drejt Shqipërisë 2030 edhe në shëndetësi, edhe në rritjen e cilësisë shërbimi shëndetësor, sepse këta jemi ne, ky jam unë, kjo është Partia Socialiste e Shqipërisë," tha Rama./Dosja.al

edi rama onkologjiku san rafaelo

Sondazh

Poll