Politike

Mbledhja e Këshillit të Ministrave, bëhen ndryshime në qeveri! Endrit Hoxha dhe Sokol Duma lirohen nga detyra si zv. ministra, ja kush i zëvëndëson (EMRAT)

Në Ministrinë e Arsimit, Armela Baka merr postin e Zëvendësministres, duke zëvendësuar Endrit Hoxhën, i cili është liruar nga detyra.

5 Nëntor 2025, 17:23 Nga M.L
Mbledhja e Këshillit të Ministrave, bëhen ndryshime në
Foto ilustruese

TIRANA- Këshilli i Ministrave zhvilloi sot mbledhjen e radhës, nga e cila u miratuan vendime në fushën e ekonomisë, sigurisë dhe administratës publike. Në Ministrinë e Arsimit, Armela Baka merr postin e Zëvendësministres, duke zëvendësuar Endrit Hoxhën, i cili është liruar nga detyra.

Ndërsa në Ministrinë e Ekonomisë dhe Inovacionit, Martin Kajo emërohet Zëvendësministër, në vend të Sokol Dumës, që përfundon mandatin e tij në këtë detyrë.

VENDIMI:

Në mbledhjen e sotme u propozuan edhe disa ndryshime në përbërjen e disa institucioneve:

- Znj. Armela Baka emërohet zëvendësministër i Arsimit.

- Z. Endrit Hoxha, zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit, lirohet nga kjo detyrë.

- Z. Martin Kajo emërohet zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit.

- Z. Sokol Duma, zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, lirohet nga kjo detyrë.

armela baka ndryshime ne qeveri endrit hoxa sokol duma martin kajo

Sondazh

Poll