Politike

Opozita kërkon Komision Hetimor për fondet IPARD! Bardhi: Prokuroria tregoi se ka një problematikë! Kjo është shkelje e Kushtetuetes dhe dhunë ndaj opozitës

Ai nënvizoi se hetimi parlamentar nuk bie ndesh me hetimin penal të nisur nga Prokuroria, pasi përbën një proces të pavarur administrativ brenda kompetencave të Kuvendit.

5 Nëntor 2025, 16:32 Nga M.L
Opozita kërkon Komision Hetimor për fondet IPARD! Bardhi: Prokuroria
Konferenca e Kryetarëve

TIRANA- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi kërkoi sot ngritjen e një Komisioni Hetimor parlamentar për hetimin e përdorimit të fondeve IPARD. Gjatë fjalës së tij në Konferencën e Kryetarëve, të zhvilluar në Kuvend, Bardhi theksoi se krijimi i këtij komisioni është një e drejtë kushtetuese e opozitës, si dhe një mekanizëm kontrolli parlamentar që nuk mund të pengohet.

Ai nënvizoi se hetimi parlamentar nuk bie ndesh me hetimin penal të nisur nga Prokuroria, pasi përbën një proces të pavarur administrativ brenda kompetencave të Kuvendit.

Gjithashtu, Bardhi kërkoi që Konferenca e Kryetarëve të miratojë me konsensus përbërjen e komisionit dhe datën e mbledhjes së parë, duke kujtuar se e drejta për ngritjen e komisioneve hetimore i takon një të katërtës së deputetëve propozues, sipas Kushtetutës.

“Ne nuk dublojmë punën e Prokurorisë. Fakti që Prokuroria thotë se ka hetim penal tregon se ekziston një problematikë. Kjo është thënë edhe nga GJK-ja; Prokuroria ka punën e vet, ndërsa Kuvendi ka fushat e veta. Kuvendi ka hetim administrativ. Pretendimet e juaja janë të pa baza. Nëse keni një pretendim për objektin, sillni një formulim alternativ, por sa pashë, nuk keni shqetësim për objektin. Për sa kohë nuk ka shqetësim, ne duhet të miratojmë me konsensus përbërjen e komisionit dhe caktimin e datës kur do të mblidhet komisioni. Kaq mund të bëjmë ne. Na e ka thenë gjykata kushtetuese. Ngritja e komisionit është e drejtë kushtetuese e 1/4 të propozuesve. Kaq e thjeshtë është kjo. Konferenca e Kryetarëve nuk ka asnjë kompetencë tjetër. Dhe po ju sjell ne vemendje Kryetar se ka edhe 1 muaj nga mbyllja e sesionit dhe ju nuk keni pranuar asnje mekanizem kontrolli te opozites duke zhbere parlamentarzimin. Dhe kjo eshte shkelje e kushtetuetes dhe “dhunë” ndaj opozites”, tha Bardhi.

gazment bardhi konferenca e kryetareve

Sondazh

Poll