Politike

Projektbuxheti 2026! Malaj: Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme do jetë gjatë gjithë vitit! Nga janari paga minimale shkon 500 euro, indeksojmë pagat e administratës

Gjatë mbledhjes së sotme të Konferencës së Kryetarëve, të zhvilluar në Kryesinë e Kuvendit, Malaj theksoi se nga 1 janari 2026, paga minimale do të rritet me 10 mijë lekë, duke u çuar në 50 mijë lekë, ndërsa në përfundim të mandatit qeverisës pritet të arrijë në 70 mijë lekë, me synimin për ta përafruar me nivelin e vendeve të tjera të rajonit.

5 Nëntor 2025, 15:09 Nga M.L
Projektbuxheti 2026! Malaj: Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme do
Petrit Malaj

TIRANA- Ministri i Financave, Petrit Malaj prezantoi detajet kryesore të projektbuxhetit 2026, duke vënë theksin te masat që synojnë rritjen e mirëqenies së qytetarëve dhe forcimin e stabilitetit ekonomik. Gjatë mbledhjes së sotme të Konferencës së Kryetarëve, të zhvilluar në Kryesinë e Kuvendit, Malaj theksoi se nga 1 janari 2026, paga minimale do të rritet me 10 mijë lekë, duke u çuar në 50 mijë lekë, ndërsa në përfundim të mandatit qeverisës pritet të arrijë në 70 mijë lekë, me synimin për ta përafruar me nivelin e vendeve të tjera të rajonit.

Malaj bëri të ditur se do të nisë zbatimi i indeksimit të pagave në administratën publike një herë në dy vite, si dhe rritja e pagave për punonjësit e sektorëve mbështetës. Kostoja e përgjithshme e këtyre masave vlerësohet në rreth 10 miliardë lekë, duke përfshirë 144 mijë punonjës në nivel qendror dhe vendor.

“Nga 1 janari paga minimale rritet me 10 mijë lekë, duke e çuar me 50 mijë leke, dhe 70 mijë lekë në përfundim të mandatit, për tu përafruar me vendet e tjera në rajon dhe me gjerë. Do të nisim për administratën zbatimin indeksimit të pagave 1 herë në dy vite. Rritje page për punonjësit e sektorëve, mbështetës, kostoja e pagës minimale dhe indeksimi parashikohet të jetë rreth 10 mld lekë dhe prek 144 mijë punonjës qoftë të nivelit qendror apo vendor.

Vëmendja kryesore është te qytetarët, s’do mund ti kthenim politika konkret nismat nëse s’do kishim ekonomi të fortë dhe të qëndrueshme. Për vitin 2025, rritja ekonomike do të jetë 3.9%. Rritja gjatë kësaj periudhë është gjeneruar nga kërkesa e brendshme, konsumi privat investimet dhe eksportet, në veçanti turizmi i cili vijon të jetë një nga motorët e rëndësishëm të ekonomisë tonë. Shkalla e papunësisë nga ana tjetër, ka rënë në nivelin më të ulët historik prej 8.5% në tremujorin e dytë të këtij viti. Shqipëria po ecën me ritme drejt forcimit të stabilitetit ekonomik fiskal duke afruar ekonominë me standardet e BE.

“Rivlerësimin e pasurive të paluajtshme, ku norma e rivlerësimit do të jetë 5% dhe do të zbatohet përgjatë gjithë vitit 2026. Gjithashtu do të zbatojmë edhe paqen fiskale si një reformë që synon të ndërtojë një marrëdhënie të re besimi mes biznesit dhe shtetit”, tha Malaj.

petrit malaj projektbuxheti 2026

Sondazh

Poll