Politike

Projektbuxheti 2026! Ministri Malaj: Në fokus do jenë reforma e pensioneve e pagave! Synohet përmirësimi fiskal për integrimin në BE

Ministri Malaj theksoi në fjalën e tij prioritetet e politikës financiare, si dhe arritjet e deritanishme të qeverisë në menaxhimin e ekonomisë dhe financave publike.

5 Nëntor 2025, 14:57 Nga M.L
Projektbuxheti 2026! Ministri Malaj: Në fokus do jenë reforma e
Petrit Malaj

TIRANA- Ministri i Financave, Petrit Malaj prezantoi sot projektbuxhetin për vitin 2026, duke renditur prioritetet dhe objektivat kryesore të qeverisë për vitin e ardhshëm fiskal. Ministri Malaj theksoi në fjalën e tij, gjatë mbledhjes së sotme të Konferencës së Kryetarëve, të zhvilluar në Kryesinë e Kuvendit, prioritetet e politikës financiare, si dhe arritjet e deritanishme të qeverisë në menaxhimin e ekonomisë dhe financave publike.

Ai u fokusua gjithashtu tek vendimet e qeverisë që ka marrë për reformën e pensioneve dhe pagave, në rritjen e tyre progresive dhe indeksimin.

“Ky projektbuxhet reflekton prioritetet e qeverisë për vitin 2026, arritjet, rritjen e mirëqenies së qytetarëve tanë. Nuk është thjesht një dokument financiar ky projektbuxhet. Është kontrata e qeverisë me qytetarët, nëpërmjet të cilës mbahen nën kontroll financat publike dhe rritet më tej standardi i jetesës së qytetarëve shqiptarë. Fokusi do jetë te mirëqenia sociale, infrastruktura, dixhitalizimi, kapitali njerëzor, rritja ekonomike, përmirësimi fiskal dhe integrimi në BE.

Por edhe reforma e pensioneve. Nga janari 2026 do të ketë rritje mujore pensionesh, si ai urban dhe rural, me rritje progresive. Po kështu edhe rritja e pagave, duke e rritur në 50 mijë lekë nga 1 janari dhe 70 mijë lekë deri në fund të mandatit, me qëllim rritjen e dinjitetit dhe barazinë me vendet e tjera të rajonit dhe më tej. Indeksimi i pagave një herë në dy vjet për shumë kategori.

Të ruajmë stabilitetin financiar. Rritja ekonomike ishte 3,9%. Kujdes edhe tek makroekonomia, por edhe te të gjitha fushat e ekonomisë. Papunësia ka rënë me mbi 3% këtë vit, punësimi është rritur ndjeshëm dhe ekonomia po bëhet tërheqëse. Deficiti ka rënë, po ruhen parametrat ekonomike në raport me faktorët e jashtëm. Të ardhurat parashikohen 826 miliardë lekë," tha Malaj.

petrit malaj projektbuxheti 2026

Sondazh

Poll