5 Nëntor 2025, 16:32
Nga E.d
Anisa Ibraj
DURRËS- Anisa Ibraj, anëtarja e Këshillit Bashkiak në bashkinë e Durrësit ka deklaruar sot se qyteti i Durrësit nuk ka mbështetje nga qeveria. Gjatë deklaratës së saj, Ibraj u shpreh se rreshjet e shiut ekspozojnë boshllëqet, të cilat prej vitesh janë lënë pa zgjidhje në këtë qytet. Ajo tha se nuk është marrë asnjë masë për parandalimin e përmbytjeve dhe qytetarëve nuk u është dhënë asnjë mbështetje financiare për dëmet e shkaktuara.
Anëtarja e Këshillit Bashkiak tha se investimet në infrastrukturë duhet të jenë të planifikuara mirë, me synim mbrojtjen e qytetarëve nga emergjenca të tilla. Sipas saj për bashkinë Durrës nuk ka qenë e rëndesishme zhvillimi i qytetit, por vetëm betonizimi i saj. Në fund, Anisa Ibraj tha se duhet një veprim i menjëhershëm për këtë situatë dhe se duhen marrë masa për planifikimin dhe parandalimin e përmbytjeve.
Deklarata e anëtares së Këshillit Bashkiak në bashkinë e Durrësit, Anisa Ibraj
Qyteti i Durrësit po përballet me një situatë të përsëritur që dëshmon mungesën e përgatitjes dhe të planifikimit në menaxhimin e infrastrukturës urbane. Çdo reshje e fortë vë në provë qëndrueshmërinë e sistemit publik dhe ekspozon boshllëqet që prej vitesh janë lënë pa zgjidhje. Kjo gjendje tregon qartë se qyteti nuk është mbrojtur siç duhet dhe se përgjegjësia institucionale mungon përballë nevojave të përditshme të komunitetit. Asnjë masë e qëndrueshme nuk është marrë dhe asnjë mbështetje financiare nuk u është dhënë qytetarëve për dëmet e shkaktuara. Investimet në infrastrukturë duhet të jenë të planifikuara mirë, të qëndrueshme dhe me synim mbrojtjen e qytetarëve nga emergjenca të tilla, por asnjëhere për Bashkine nuk ka qenë e rëndesishme zhvillimi qytetit vetëm betonizimi e asfalti 3 mujorësh.
Është e domosdoshme të rikthehet vëmendja tek mirëmbajtja e rrjeteve ekzistuese, tek parandalimi dhe tek përgjegjshmëria e shërbimit publik, që të mos përsëriten situata të tilla që dëmtojnë sigurinë dhe dinjitetin e banorëve.
Bashkia duhet të kuptojë se qyteti nuk mund të përballet pafundësisht me të njëjtën situatë neglizhence dhe mungesë mbështetjeje. Si anëtare e Këshillit Bashkiak në Bashkinë Durrës e Partisë së Lirisë, kërkoj vëmendje dhe veprim te menjëhershëm ndaj kësaj situate alarmante dhe të përsëritur, duke marrë masa për planifikimin dhe parandalimin e përmbytjeve, si dhe duke qëndruar pranë familjeve dhe bizneseve të dëmtuara nga moskujdesi institucional. Durrësi ka potencial të madh zhvillimi, por ky potencial kërkon vizion, punë dhe menaxhim të përgjegjshëm./Dosja.al
durrës anisa ibraj masa
Politike
5 Nëntor 2025, 16:32
M.L
Konferenca e Kryetarëve
TIRANA- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi kërkoi sot ngritjen e një...
Politike
5 Nëntor 2025, 16:14
M.L
Spiropali
BRUKSEL- Një ditë pasi Komisioni Europian publikoi Progres Raportin 2025 për Shqipërinë, Komisionerja e Zgjerimit Marta ...
Politike
5 Nëntor 2025, 16:03
E.d
Gamzent Bardhi
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar i Partisë Demokratike, Gamzent Bardhi ka sygjeruar që shqyrtimi për projektligjin e ...
Politike
5 Nëntor 2025, 15:21
M.L
Ilirjan Celibashi
TIRANA- Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Ilirjan Celibashi, deklaroi sot se është ende herët për t...
Politike
5 Nëntor 2025, 15:09
M.L
Petrit Malaj
TIRANA- Ministri i Financave, Petrit Malaj prezantoi detajet kryesore të projektbuxhetit 2026, duke vënë theksin te masat ...
Politike
5 Nëntor 2025, 15:03
M.L
Petrit Malaj
TIRANA- Ministri i Financave, Petrit Malaj, prezantoi sot projektbuxhetin për vitin 2026, duke theksuar se paketa fiskale e ardhshme nuk ...
Politike
5 Nëntor 2025, 14:57
M.L
Petrit Malaj
TIRANA- Ministri i Financave, Petrit Malaj prezantoi sot projektbuxhetin për vitin 2026, duke renditur prioritetet dhe objektivat kryesor...
Politike
5 Nëntor 2025, 14:53
E. D
Glauk Konjufca
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, megjithë kundërshtimin e partive të deritashme opozitare, mandatoi n&e...
Politike
5 Nëntor 2025, 14:44
E. D
foto ilustruese
GJERMANI- Gjermania e ka mbyllur të mërkurën një shoqatë myslimane, duke e akuzuar për veprimtari kundë...
Politike
5 Nëntor 2025, 14:27
E. D
Jorida Tabaku
TIRANË- Deputetet e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku duke folur në konferencën e kryetarëve për projektbuxhet...