5 Nëntor 2025, 15:03
Nga M.L
Petrit Malaj
TIRANA- Ministri i Financave, Petrit Malaj, prezantoi sot projektbuxhetin për vitin 2026, duke theksuar se paketa fiskale e ardhshme nuk përfshin rritje taksash. Gjatë fjalës së mbajtur në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, të zhvilluar në Kryesinë e Kuvendit, ministri Malaj bëri të ditur se në fokus të buxhetit të ri do të jenë ndryshimet në skemën e kompensimit për fermerët dhe vlerësimi i pasurive të paluajtshme.
Sipas tij, përmes kompensimit të TVSH-së në normën 10%, fermerëve do t’u mbeten në dispozicion rreth 1.5 miliardë lekë në vit.
“Ministria e Financave, paralelisht me Buxhetin 2026, ka hartuar edhe Paketën Fiskale 2026, përmes së cilës parashikojmë disa ndryshime ligjore. Dhe, JO nuk do të kemi rritje taksash dhe JO nuk do të kemi taksa të reja. Përmes ndryshimeve, ne nuk synojmë vetëm rritjen e të ardhurave për arkën e shtetit, por edhe t’i vijmë në ndihmë Biznesit, Fermerit dhe natyrisht edhe Qytetarit.
Mund të përmend këtu disa nga politikat më të rëndësishme: Skemën e fermerëve, përmes kompensimit të TVSH-së në normën 10%, duke iu lënë në duar fermerëve rreth 1.5 miliardë lekë në vit; Rivlerësimin e pasurive të paluajtshme; Norma e rivlerësimit është 5 % dhe do zbatohet përgjatë gjithë vitit 2026. Zbatimin e Paqes Fiskale, si një reformë që synon të ndërtojë një marrëdhënie të re besimi mes biznesit dhe shtetit”, tha Malaj.
petrit malaj projektbuxheti 2026
Politike
5 Nëntor 2025, 14:57
M.L
Petrit Malaj
TIRANA- Ministri i Financave, Petrit Malaj prezantoi sot projektbuxhetin për vitin 2026, duke renditur prioritetet dhe objektivat kryesor...
Politike
5 Nëntor 2025, 14:53
E. D
Glauk Konjufca
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, megjithë kundërshtimin e partive të deritashme opozitare, mandatoi n&e...
Politike
5 Nëntor 2025, 14:44
E. D
foto ilustruese
GJERMANI- Gjermania e ka mbyllur të mërkurën një shoqatë myslimane, duke e akuzuar për veprimtari kundë...
Politike
5 Nëntor 2025, 14:27
E. D
Jorida Tabaku
TIRANË- Deputetet e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku duke folur në konferencën e kryetarëve për projektbuxhet...
Politike
5 Nëntor 2025, 14:25
I.A
Ilir Meta
TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka vendosur të kalojë në seancë plenare shqyrtimin e kërkesës së ish-presiden...
Politike
5 Nëntor 2025, 14:03
E. D
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se nuk ka më arsye ligjore që ish-krerët e Ushtrisë &Cce...
Politike
5 Nëntor 2025, 13:46
I.A
PD
TIRANË- Partia Demokratike ka dorëzuar sot në Kuvend emrat për përbërjen e komisioneve të poaçme parlamen...
Politike
5 Nëntor 2025, 12:25
E.d
Foto Ilustruese
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar sot se raporti i Komisionit Europian thekson se sist...
Politike
5 Nëntor 2025, 13:14
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Lideri i opozitës, Sali Berisha ka deklaruar sot se raporti i Komisionit Europian thotë se problemi madhor i Shq...
Politike
5 Nëntor 2025, 12:59
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar sot se po të mos ishin protestat e udhëhequra...