Shqipëria "mban" sot 1 minutë heshtje në nder të Fatos Nanos! Përcillet për në banesën e fundit ish-kryeministri, Rama dhe familjarët pritet të mbajnë fjalim (AGJENDA E HOMAZHEVE)
Në njoftimin zyrtar theksohet se vendimi është marrë në shenjë respekti për kontributin e çmuar që Nano dha në jetën politike dhe publike të vendit, si një prej figurave më të rëndësishme të tranzicionit demokratik shqiptar.
TIRANA- Këshilli i Ministrave ka shpallur ditën e sotme, 2 nëntor 2025, Ditë Zie Kombëtare në nder të ish-kryeministrit Fatos Nano. Nano i cili u nda nga jeta dy ditë më parë në moshën 73-vjeçare do të përcillet sot për në banesën e fundit.
Në njoftimin zyrtar theksohet se vendimi është marrë në shenjë respekti për kontributin e çmuar që Nano dha në jetën politike dhe publike të vendit, si një prej figurave më të rëndësishme të tranzicionit demokratik shqiptar.
Programi i homazheve dhe ceremonisë shtetërore
Homazhet publike do të zhvillohen në Pallatin e Kongreseve nga ora 08:30 deri në 11:00, ndërsa në orën 11:15 – 11:45 do të mbahet ceremonia shtetërore e nderimit nga personalitetet më të larta të shtetit.
Në orën 12:00, në të gjithë vendin do të ndërpriten aktivitetet dhe do të mbahet një minutë heshtje në kujtim të ish-kryeministrit. Pesë minuta më pas, në orën 12:05, do të zhvillohet ceremonia funebre shtetërore e lamtumirës.
Gjatë ditës, flamuri kombëtar do të ulet në gjysmë shtize në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike, ndërsa Radiotelevizioni Publik Shqiptar do të transmetojë muzikë funebre gjatë zhvillimit të ceremonisë.
Për organizimin e kësaj dite është ngritur një Komision i Posaçëm Shtetëror, nën mbikëqyrjen e Kryeministrit, me përfaqësues nga institucionet kryesore shtetërore dhe të sigurisë.
Në përfundim të ceremonisë shtetërore që po zhvillohet sot në nderim të ish-kryeministrit Fatos Nano, fjalën e fundit do ta mbajë kryeministri Edi Rama, pasuesi i tij në drejtimin e Partisë Socialiste.
Pas tij, do të flasin gjithashtu bashkëshortja e të ndjerit, Xhoana Nano, si dhe djali, Sokoli, të cilët do të përcjellin mesazhet e tyre personale dhe emocionuese për figurën e Nanos si politikan, intelektual dhe njeri i familjes./ Dosja.al
Sondazh
Ekzekutoi kushëririn me 6 plumba në pragun e shtëpisë! PAMJET kur droni zbulon vendndodhjen e Bertil Alliajt, ishte fshehur në zonat malore
Momenti i arrestimit VLORA- Pamjet e operacionit të zhvilluar gjatë natës në zonën malore të Gjormit tregojnë momen...
Pas 5 orësh në arrati kapet Bertil Alliaj, vrau me armë zjarri kushëririn e tij në Gjorm të Vlorës
Bertil Alliaj VLORË- Policia ka arrestuar pas pesë orësh kërkime Bertil Alliaj, i cili dyshohet si autori i vrasjes s&e...
Mot i kthjellët dhe kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për sot
Foto ilustruse TIRANË- Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Sipas ...
Ekzekutoi me 6 plumba djalin e xhaxhait në pragun e shtëpisë! Bertil Alliaj ende në kërkim, i dënuar me 35 vite burg në mungesë për masakrën e Çoles në Vlorë
Autori VLORA- Bertil Alliaj dyshohet se ka ekzekutuar me armë zjarri kushëririn e tij, Dalan Alliaj, duke qëlluar gjashtë herë. Ng...
Konflikti që degradoi në përdorimin e armëve! Dalan Alliaj u vra nga djali i xhaxhait, del FOTO e autorit të krimit, ekzekutoi 36-vjeçarin me gjashtë plumba
Bertil Alliaj VLORA- Personi që shihni në foton e mësipërme është Bertil Alliaj, i dyshuar si autori i vrasjes së djalit...
Vrasja e Dalan Alliajt në Selenicë! Policia shpall në kërkim kushëririn, dyshohet se u arratis në zonat malore të fshatit
Pamje nga spitali VLORA- Autoritetet kanë zbardhur detaje të reja nga vrasja e ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Gjorm t&e...
Vrasja në Gjorm, Dalan Alliaj është qëlluar me 6 plumba nga djali i xhaxhait, Bertil Alliaj
Pamje nga spitali VLORA- Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e sotme fshatin Gjorm të bashkisë Selenicë, ku 36-vje...
Vrasja e Dalan Alliajt në Gjorm të Vlorës! Shoqërohen në polici 5 persona, mes tyre djali i xhaxhait të viktimës e kryeplaku i fshatit
VLORË- Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e sotme fshatin Gjorm të bashkisë Selenicë, ku 36-vjeçari Dala...
Gjenden mbetje kockore në Shpellën e Kopiles në Leskovik! Dyshohen të jenë njerëzore, policia rrethon vendin
Foto ilustruese LESKOVIK- Një gjetje e rëndësishme ka tronditur Leskovikun, ku gjatë një ekspedite në shpellën e Kopiles...
I shtrirë në barrelë dhe me 6 plumba në trup! MOMENTET e fundit të jetës së Dalan Alliajt, mjekët në panik për ta shpëtuar por nuk ia dolën
Pamje nga spitali VLORA- Një ngjarje e rëndë ka tronditur Vlorën këtë mbrëmje. Në fshatin Gjorm të Selenic&eum...