Aktualitet

Ekzekutoi kushëririn me 6 plumba në pragun e shtëpisë! PAMJET kur droni zbulon vendndodhjen e Bertil Alliajt, ishte fshehur në zonat malore

Operacioni, që zgjati rreth pesë orë, u zhvillua me intensitet të lartë dhe me përdorimin e dronëve për krehjen e terrenit të vështirë.

2 Nëntor 2025, 07:53 Nga M.L
Ekzekutoi kushëririn me 6 plumba në pragun e shtëpisë!
Momenti i arrestimit

VLORA- Pamjet e operacionit të zhvilluar gjatë natës në zonën malore të Gjormit tregojnë momentet kur forcat e policisë lokalizuan dhe arrestuan 32-vjeçarin Bertil Alliaj, i cili akuzohet për vrasjen e kushëririt të tij, Dalan Alliaj. Operacioni, që zgjati rreth pesë orë, u zhvillua me intensitet të lartë dhe me përdorimin e dronëve për krehjen e terrenit të vështirë.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Vlorës, arrestimi u krye rreth orës 01:05 të mëngjesit, pasi i dyshuari ishte fshehur në një zonë të pyllëzuar pranë vendit të ngjarjes. Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 20:00, Bertil Alliaj dyshohet se qëlloi me armë zjarri kushëririn e tij, pas një konflikti për motive të dobëta, përpara banesës së tyre.

Gjatë kontrollit fizik, efektivët i gjetën dhe sekuestruan një pistoletë tip “Beretta FS92”, një krehër dhe 10 fishekë, që dyshohen se janë përdorur në krim.

vritet dalan alliaj bertil alliaj selenice]

Sondazh

Poll