Aktualitet

Vrasja e Dalan Alliajt në Gjorm të Vlorës! Shoqërohen në polici 5 persona, mes tyre djali i xhaxhait të viktimës e kryeplaku i fshatit

Viktima ishte duke vizituar xhaxhain e tij, Bertil Alliaj, i dyshuar si një nga autorët e masakrës së Çoles në vitin 2015.

1 Nëntor 2025, 22:06 Nga M.L

Vrasja e Dalan Alliajt në Gjorm të Vlorës! Shoqërohen

VLORË- Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e sotme fshatin Gjorm të bashkisë Selenicë, ku 36-vjeçari Dalan Alliaj u qëllua me armë zjarri dhe ndërroi jetë. Viktima ishte duke vizituar djalin e xhaxhait të tij, i dyshuar si një nga autorët e masakrës së Çoles në vitin 2015.

Forcat e rendit, FNSH dhe ekspertët e kriminalistikës kanë kryer kqyrjen e vendngjarjes dhe kanë shoqëruar për në polici pesë persona, përfshirë Bertil Alliaj, kryeplakun e fshatit dhe tre banorë të tjerë që mund të kenë dijeni për ngjarjen. Policia e Vlorës po kryen kontrolle të thelluara dhe po kreh zonën për kapjen e autorit, ndërsa vendi i ngjarjes është i errët dhe nuk ka kamera sigurie.

Trupi i pajetë i Dalan Aliaj është dërguar në morgun e spitalit të Vlorës, ku kanë mbërritur edhe familjarët. Viktima ishte pronar i një biznesi me pjesë këmbimi automjetesh në Levan, Fier.

vrasja ne selenice dalan alliaj

Sondazh

Poll