Aktualitet

Mot i kthjellët dhe kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për sot

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin pa përjashtuar vranësira të pakta e hera-herës deri mesatare, pas orëve të pasdites shtim të vranësirave.

2 Nëntor 2025, 07:05 Nga E.d
Mot i kthjellët dhe kushte atmosferike të qëndrueshme,
Foto ilustruse

TIRANË- Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin pa përjashtuar vranësira të pakta e hera-herës deri mesatare, pas orëve të pasdites shtim të vranësirave.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim juglindje -veriperëndim me shpejtësi mesatare 5m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e zonave luginore era fiton shpejtësi 9m/s. Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-2 ballë./Dosja.al

moti sot vranësira

Sondazh

Poll