Aktualitet

Vrasja e Dalan Alliajt në Selenicë! Policia shpall në kërkim kushëririn, dyshohet se u arratis në zonat malore të fshatit

Policia bën me dije se autori dyshohet të jetë Bertil Alliaj, djali i xhaxhait të viktimës, i cili është shpallur në kërkim.

1 Nëntor 2025, 22:14 Nga M.L
Vrasja e Dalan Alliajt në Selenicë! Policia shpall në kërkim
Pamje nga spitali

VLORA-  Autoritetet kanë zbardhur detaje të reja nga vrasja e ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Gjorm të Selenicës, ku mbeti i vdekur 36-vjeçari Dalan Alliaj. Policia bën me dije se autori dyshohet të jetë Bertil Alliaj, djali i xhaxhait të viktimës, i cili është shpallur në kërkim.

Sipas informacioneve, konflikti mes tyre për motive ende të paqarta ka eskaluar deri në përdorimin e armëve të zjarrit. Viktima dyshohet të jetë qëlluar gjashtë herë me plumba nga autori.

Vlorë/Informacion paraprak në vijim

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më herët, nga veprimet e para hetimore është bërë e mundur identifikimi i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit B. A., i cili dyshohet se në fshatin Gjorm ka vrarë me armë zjarri kushëririn e tij, shtetasin D. A.

Pas kryerjes së krimit, shtetasi B. A. është larguar drejt zonës malore përreth, ku dyshohet se fshihet.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë po vijojnë punën intensive për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, ndërsa nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

 

vritet dalan alliaj selenice

Sondazh

Poll