Aktualitet

Konflikti që degradoi në përdorimin e armëve! Dalan Alliaj u vra nga djali i xhaxhait, del FOTO e autorit të krimit, ekzekutoi 36-vjeçarin me gjashtë plumba

Sipas informacionit zyrtar, një debat mes tyre ka degjeneruar në përdorimin e armëve të zjarrit, ku autori dyshohet se ka qëlluar 36-vjeçarin Dalan Alliaj gjashtë herë.

1 Nëntor 2025, 22:26 Nga M.L
Konflikti që degradoi në përdorimin e armëve! Dalan Alliaj u
Bertil Alliaj

VLORA- Personi që shihni në foton e mësipërme është Bertil Alliaj, i dyshuar si autori i vrasjes së djalit të xhaxhait të tij mbrëmjen e sotme në Selenicë, Vlorë. Sipas informacionit zyrtar, një debat mes tyre ka degjeneruar në përdorimin e armëve të zjarrit, ku autori dyshohet se ka qëlluar 36-vjeçarin Dalan Alliaj gjashtë herë.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak në vijim

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më herët, nga veprimet e para hetimore është bërë e mundur identifikimi i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit B. A., i cili dyshohet se në fshatin Gjorm ka vrarë me armë zjarri kushëririn e tij, shtetasin D. A.

Pas kryerjes së krimit, shtetasi B. A. është larguar drejt zonës malore përreth, ku dyshohet se fshihet.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë po vijojnë punën intensive për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, ndërsa nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

bertil alliaj

Sondazh

Poll