Aktualitet

DETAJE nga vrasja e 34-vjeçarit në Shkodër/ Shoqërohen disa persona, dëshmitarët: Nuk kemi dëgjuar të shtëna

Konkretisht dy persona të cilët lëviznin me motoçikletë dhe me skafandra kanë shtënë disa herë ndaj 34-vjeçarit.  Pas ngjarjes autorët janë larguar me shpejtësi nga duke e lënë të vdekur në vend 34-vjeçarin.

5 Shtator 2025, 10:14 Nga E. D
DETAJE nga vrasja e 34-vjeçarit në Shkodër/
Kristian Kola

SHKODËR- Detaje të reja janë zbardhur lidhur me vrasen e 34-vjeçarit Kristian Kola në Shkodër. Bëhet me dije se Kola ka qenë duke dalë nga bari i hotelit dhe sapo është afruar te shkallët është qëlluar disa herë me plumba.  Konkretisht dy persona të cilët lëviznin me motoçikletë dhe me skafandra kanë shtënë disa herë ndaj 34-vjeçarit.  Pas ngjarjes autorët janë larguar me shpejtësi nga duke e lënë të vdekur në vend 34-vjeçarin.

Ndërkohë disa dëshmotarë kanë deklaruar se nuk kanë dëgjuar të shtëna, por vetëm kanë parë rrëzimin në tokë të Kolës dhe dy persona me skafandra të zeza dhe rroba të zeza me motor të cilët largohen me shpejtësi.

Gjithashtu mësohet se atentatorët kanë përdorur silenciator për të ekzekutuar 34-vjeçarin. Ndërkohë policia dhe grupi hetimor kanë sekuestruar kamerat e sigurisë së hotelit dhe lokaleve përgjatë rrugës dhe rrugicave. Po ashtu janë shoqëruar disa persona duke u marrë në pyetje si dëshmitarë rreth ngjarjes.

kristian kola

Sondazh

Poll