Politike

VIDEO/ Pas zjarrit të djeshëm, largohen dosjet me kamion nga Bashkia Tiranë

Në videon e mëposhtme të publikuar nga avokatja Adriana Kalaja, shihet se punonjës të ndryshëm kanë ngarkuar kamionin me dosje dhe dokumente të shumta. 

25 Shkurt 2025, 10:32 Nga I.A
VIDEO/ Pas zjarrit të djeshëm, largohen dosjet me kamion nga Bashkia
Pamjet

TIRANË- Dosje të shumta nga bashkia Tiranë janë larguar me kamion ditën e sotme. Në videon e mëposhtme të publikuar nga avokatja Adriana Kalaja, shihet se punonjës të ndryshëm kanë ngarkuar kamionin me dosje dhe dokumente të shumta. 

Sipas denoncimit të avokates, dosjet që janë ngarkuar në këtë kamion, janë për të prishur provat në lidhje me arrestimin e Veliajt. Nuk dihet ende nëse këto dokumente do të përdoren nga grupit hetimor apo kryebashkiaku Veliaj po vijon me fshehjen e këtyre provave.

Avokatja Kalaja i ka bërë thirrje SPAK dhe prokurorëve që të marrin masa të menjëhershme në lidhje me këtë skandal që po kryhet në qendër të Tiranës. 

"Erion Veliaj vijon prishjen dhe manipulimin e provave. Ku po shkojnë këto dosje? I bëj thirrje prokurorëve të çështjes, i bëj thirrje Olsi Dados dhe Dumanit të marrin masa të menjëhershme se  çfarë janë këto dosje, ku po shkojnë dhe çfarë kërkojnë të fshehin. Shikojini të dashur miq, nodhemi te Bashkia Tiranë, shihni dhe mjetin i cili nuk ka asnjë logo që i kujt institucioni nën varësinë e bashkisë është ky mjet. Shikoni se si po transportohen dosje pafund nga bashkia Tiranë, ku i lutem prokurorisë së posaçme të paraqitet të paraitet në Bashkinë Tiranë se kush janë këto.

Ndërkohë që Erion Veliaj është nën masën e arretsit me burg,  këta mësyjnë për të zhdukur provat. Ky është mjeti në varësi të bashkisë Tiranë që po bëjën transportimin e këtyre dosjeve. Ligji e përcakton saktë se si  ëhet marrja në dorëzime  materialeve që mund të ndikojnë në procesin hetimor e në këtë rast ju e idni mirë se Veliaj po fsheh provat sepse vetëm këtë di të bëjë. Është shumë e rëndësishme që SPAK urgjent të vijë të bëjë inventarin lidhur me provat që administron Bashkia Tiranë, por sidomos me këto provat që po meren sot', tha Kalaja.

Ditën e djeshme një tym i zi ka dalë nga tarraca e bashkisë së Tiranës që prej orëve të mëngjesit. Ende nuk dihet se çfarë është djegur në Bashki, pasi nuk ka pasur një reagim nga ana e institucioneve. Por sipas denoncimeve të Opozitës, zjarri ka qenë për shkak se janë djegur dokumenta në mënyrë që të fshihen provat. 

bashkia tiranë adriana kalaja

Sondazh

Poll