Politike

“Banjot ku kam hyrë në rrugët e Shqipërisë janë më shumë se qytetet që ke parë ti” Rama i përgjigjet ndjekësit: Kush punon këtu jeton me dinjitet! Hajde u bëjmë llogaritë atyre që punojnë në Greqi

Ai theksoi se nuk duhet ti tregojnë që të dalë e të shohë Shqipërinë pasi sipas tij ai i njeh mirë bukuritë, potencialin dhe plagët e vendit. 

25 Shkurt 2025, 09:56 Nga N.F
“Banjot ku kam hyrë në rrugët e Shqipërisë
Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama në lidhjen e tij live në "Facebook" në rubrikën "Sy m'sy" i është përgjigjur një komentuesi i cili i shkruajti që të dalë e të pyesë qytetarët se përse largohen nga vendi. Rama u përgjigj duke i thënë se po që puna për vizita, e njeh Shqipërinë më mirë se ai dhe se çdokush tjetër për shkak të detyrës.

“Na lër rehat zoti Kryeministër, sepse ne e dimë si është të jetosh jashtë dhe si është në Shqipëri. Dil një ditë tako qytetarët dhe pyeti pse largohen”, ishte komenti i Albanit. Duke iu përgjigjur më tej komentuesit Rama u shpreh se ai e njeh çdo cep të Shqipërisë dhe se ka parë lloj lloj realitetesh. 

Rama më tej i tha ndjekësit se vetëm banjot ku ka hyrë në rrugët e Shqipërisë janë më shumë se qytetet që ke parë ai. Ai theksoi se nuk duhet ti tregojnë që të dalë e të shohë Shqipërinë pasi sipas tij ai i njeh mirë bukuritë, potencialin dhe plagët e vendit. 

“Njoh çdo cep të Shqipërisë. Kam parë lloj lloj realitetesh në Shqipëri. Vetëm banjot ku kam hyrë në rrugët e Shqipërisë, janë më shumë se qytetet që ke parë ti Alban. Mos ma tregoni mua dil në Shqipëri. Ia njoh bukuritë, plagët, potencialin, njerëzit. Dhe po të them se në Shqipëri kush punon, sidomos në fshat, jeton me dinjitet," tha Rama.

Më tej kryeministri u tha ndjekësve se si sfidon për të bërë llogaritë atyre që punojnë në ndërtim ne Greqi, nëse ka kërkesë se ka rënë shumë, dhe më pas se sa taksa dhe qira paguan atje emigranti dhe sa paguan këtu. 

“Dhe nga ana tjetër, sa i përket krahasimeve, ju sfidoj: hajde t’ua bëjmë llogaritë këtyre që punojnë në ndërtim ne Greqi, nëse ka kërkesë se ka rënë shumë, dhe pastaj hyjmë pak më thellë, sa taksa dhe qira paguan atje dhe sa paguan këtu. Këtu ke shtëpinë tënde dhe nëse punon jashtë qytetit tënd, kompania të paguan fjetjen”, tha ai.

rama

Sondazh

Poll