Politike

"Drejtor hipoteke që kërkon 3 mijë euro"/ Rama i përgjigjet komentuesit: Denoncoje këtu me emër e figurë për ta çuar drejtorin aty ku e meriton!

Sipas tij ndjekësit mund të denoncojnë në momentin kur Rama është livë në rubrikën "Sy m'sy" por duhet të shkruajnë emrin e tyre dhe emrin e drejtorit. Ai shtoi se denoncimit duhet ti vihet emër dhe figurë dhe më pas ai drejtorin do të çojë atje ku e meriton. 

25 Shkurt 2025, 10:12 Nga N.F
"Drejtor hipoteke që kërkon 3 mijë euro"/ Rama i
Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama në lidhjen e tij live në "Facebook" në rubrikën "Sy m'sy" i është përgjigjur një komentuesi i cili u shpreh se një drejtor hipoteke kërkon 3 mijë euro që ti japë shërbimin. Rama shprehet se në rast se një drejton n këtë mënyrë qytetarët mund ta denoncojnë te ai. Kryeministri shpreh se nesë qytetarët kanë besim mund ta denoncojnë tek ai ndërsa vuri disa kritere sesi do të bëhet denoncimi.

Sipas tij ndjekësit mund të denoncojnë në momentin kur Rama është livë në rubrikën "Sy m'sy" por duhet të shkruajnë emrin e tyre dhe emrin e drejtorit. Ai shtoi se denoncimit duhet ti vihet emër dhe figurë dhe më pas ai drejtorin do të çojë atje ku e meriton. 

“Nëse ka një drejtor hipoteke që kërkon 3 mijë euro, rruga më e mirë është është ta denoncosh. Ku ti ta shikosh të arsyeshme.

Nëse ke besim tek unë, shkruaje këtu emrin e drejtorit dhe të siguroj se do të jesh bashkë me mua për ta çuar drejtorin ku meriton. Por ama vëri emër dhe figurë denoncimit”, u shpreh Rama.

Ai gjithashtu theksoi se denoncimi duhet të jetë i rregullt dhe jo siç i ndodh shpesh që personat i thonë që rastin nuk e ka parë vetë por e ka dëgjuar nga persona të tjerë.

rama hipoteka

Sondazh

Poll