Art&Argëtim

Rebel Wilson "e frikësuar", përshkruan poshtërimin gjatë xhirime nga Sacha Baron Cohen: Ai donte të më shihte të zhveshur

Ajo gjithashtu theksoi se ai shpesh i bënte presion për skena erotike.

27 Mars 2024, 16:36 Nga S.B
Rebel Wilson "e frikësuar", përshkruan poshtërimin
Rebel dhe Sacha

SHBA- Aktorja Rebel Wilson sërish ka përshkruar përvojën e saj të pakëndshme me yllin e 'Grimsby', Sacha Baron Cohen. Në librin e kujtimeve të saj ajo i referohet atij, duke shpjeguar se sa herë aktronte me të, ndjente se ai po mendonte për Rebel lakuriq.

“Më dukej sikur sa herë që flisja, ai donte të më shihte të zhveshur në një skenë të ardhshme”, tha ajo.

Më pas ajo shpjegoi se e kishte telefonuar përmes një asistenteje produksioni për t'i thënë se duhej të xhironte një skenë tjetër për filmin. Siç ka përmendur ajo në skenën në fjalë, personazhi i Sacha Baron Cohen ul pantallonat dhe i kërkon Rebel Wilson që t'i prekë të pasmet.

“Menjëherë thashë jo dhe improvizova disa fjalë për të dalë që andej. Por më vonë, m'u desh të pretendoja se bëja seks me këtë burrë. Madje më është dashur ta puth vazhdimisht”, tha ajo.

Ajo gjithashtu theksoi se ai shpesh i bënte presion për skena erotike. Në fakt, kur e pa që produksioni nuk bëri asgjë për presionet që po merrte, u tha se nuk do ta promovonte fare filmin.

“Ky dështim ishte karma”, tha ajo ndërsa shtoi se nuk donte të zhvlerësonte askënd me historinë e saj, por të shtynte gratë e tjera të flisnin për incidente që i bëjnë të ndihen të ngacmuara.

Rebel Wilson kohët e fundit pretendoi se Sacha Baron Cohen u përpoq të ndalonte publikimin e kujtimeve të saj të ardhshme, Rebel Rising.

rebel wilson publikim rebel

Sondazh

Poll