Art&Argëtim

Zbulohet shuma e çmendur që mori Rihanna nga koncerti i dasmës në Indi, fansat thonë se performanca e saj nuk justifikoi as çerekun e parave

Themeluesja e Fenty ka realizuar një koncert privat në dasmën e Anant Ambanit dhe Radhika Merchant. Babai i Anant, Mukesh Ambani ka një pasuri neto prej 114 miliardë dollarësh.

3 Mars 2024, 18:30 Nga S.B
Zbulohet shuma e çmendur që mori Rihanna nga koncerti i dasmës
Rihanna

INDI- Fansat e Rihanna-s kanë thënë se ajo bëri minimumin në koncertin e martesës së djalit të njeriut më të pasur të Indisë, në të cilën ajo u pagua 6.33 milionë dollarë për një set 90-minutësh. Pamjet e këngëtares 36-vjeçare u shfaqën në X, ku ajo u ngjit në skenë gjatë festës treditore duke performuar në ngjarjen ekstravagante.

Në një nga klipet ajo mund të shihej duke kënduar bashkëpunimin e saj megahit të vitit 2011 me Calvin Harris të titulluar ‘We Found Love’ dhe dukej sikur përtonte të kërcente. Videoja u postua me mbishkrimin: "Asaj thjesht nuk ja ndjen".

Themeluesja e Fenty ka realizuar një koncert privat në dasmën e Anant Ambanit dhe Radhika Merchant. Babai i Anant, Mukesh Ambani ka një pasuri neto prej 114 miliardë dollarësh.

Një përdorues i Twitter tha: Rihanna me të vërtetë po bën minimumin, mori çekun e saj dhe iku.

Këngëtarja u largua nga Jamnagar në orët e para të mëngjesit të së shtunës, ku u tha gazetarëve se mezi pret të kthehet.

“E dua Indinë. Shfaqja ishte më e mira. Unë nuk kam bërë një shfaqje të vërtetë për tetë vjet. Kështu që unë dua të kthehem” tha Rihanna.

Performanca e saj të premten mbrëma nisi tre ditë festime për martesën e ardhshme të Anant Ambanit me Radhika Merchant, e cila vlerësohet të ketë kushtuar 120 milionë dollarë.

Gjatë koncertit ajo tha: Falë familjes Ambani, jam këtu sonte për nder të Anantit dhe Radhikës. Zoti e bekoftë bashkimin tuaj. Ju uroj gjithë të mirat. Urime!

Pamjet e Rihanna-s duke kënduar të preferuarat e fansave filluan të qarkullojnë në mediat sociale momente pasi ajo doli në skenë. Rihanna kishte veshur një veshje të gjelbër fluoreshente, e cila vezullonte. Kjo ishte performanca e saj e parë e madhe live që nga Super Bowl 2023 dhe koncerti i saj i parë i plotë para tetë vitesh.

rihanna

Sondazh

Poll