Art&Argëtim

Shfaqja e modës në Paris, përfundon sfilatën me një fustan të krijuar nga të brendshme

Sipas mesazhit të regjistruar, Demna beson se luksi tashmë është sinonim i krijimtarisë dhe këtë mundohet të tregojë përmes këtij koleksioni, i cili huazon elemente nga e kaluara për të përfaqësuar vizionin aktual të krijuesit.

3 Mars 2024, 14:03 Nga E. D
Shfaqja e modës në Paris, përfundon sfilatën me një
foto gjatë sfilatës

PARIS- Ekranet gjigante që shfaqnin lajme dhe imazhe të tjera, modele që përtypnin çamçakëz ndërsa ecnin dhe një mesazh i gjatë i regjistruar nga drejtoresha artistike e Balenciaga, Demna Gvasalia, ishin disa nga elementët që dominuan prezantimin e koleksionit të ri Vjeshtë/Dimër 2024-25 të kësaj shtëpie mode. 

Sipas mesazhit të regjistruar, Demna beson se luksi tashmë është sinonim i krijimtarisë dhe këtë mundohet të tregojë përmes këtij koleksioni, i cili huazon elemente nga e kaluara për të përfaqësuar vizionin aktual të krijuesit.

Koleksioni varionte nga fustanet luksoze deri tek xhinset, por ajo që tërhoqi vëmendjen më të madhe tek të gjithë ishte fustani me të cilin ajo mbylli spektaklin, i cili ishte tërësisht i punuar me të brendshme femrash

Deri më tani, reagimi ndaj kësaj veshjeje ka qenë i përzier, me disa nga fansat e shtëpisë që shpejt e quajtën atë një përpjekje të nivelit të studentëve të shkollës së modës, ndërsa të tjerë e komentuan atë pozitivisht. 

balenciaga

Sondazh

Poll