Art&Argëtim

Vdes në moshën 62-vjeçare aktori i Nollywood-it, John Okafor

Problemet shëndetësore të aktorit erdhën për herë të parë në vëmendjen e publikut vitin e kaluar. 

3 Mars 2024, 13:14 Nga E. D
Vdes në moshën 62-vjeçare aktori i Nollywood-it, John Okafor
John Okafor

NIGERI- Nigerianët po mbajnë zi për aktorin e njohur të Nollywood-it, John Okafor, i njohur më mirë si Z. Ibu, i cili ka vdekur në moshën 62-vjeçare nga një arrest kardiak. 

"Unë njoftoj me një ndjenjë të thellë pikëllimi që Ibu nuk ia doli," tha presidenti i Shoqatës së Aktorëve të Nigerisë Emeka Rollas të shtunën.

Okafor u bë i famshëm dy dekada më parë në filmin "Mr Ibu" i cili u bë pseudonimi i tij. Ende konsiderohet si një nga shfaqjet më të mira nigeriane komike. Ai ka luajtur në dhjetëra filma të tjerë të Nollywood, duke përfshirë "Keziah", "9 Wives" dhe "Mr Ibu".

Sipas raportimeve lokale, Okafor vdiq në një spital të pazbuluar në shtetin Lagos. Problemet shëndetësore të aktorit erdhën për herë të parë në vëmendjen e publikut vitin e kaluar. Njëra nga këmbët e tij u operua në nëntor pasi fansat i dhuruan një fond financimi për faturat e tij mjekësore, sipas BBC.

Që atëherë, djali i tij Daniel Okafor dhe vajza e birësuar Jasmine Chioma janë arrestuar me dyshimin se kanë hakuar telefonin e tij dhe kanë marrë për vete 60,700 dollarë. Dyshja nuk kanë komentuar asgjë që nga arrestimi i tyre në janar dhe pritet të dalin në gjykatë më 11 mars për seancën e radhës.

john okafor

Sondazh

Poll