Art&Argëtim

VIDEO/ “Oj Kosovë, oj nëna ime”, shqiptari mahnit jurinë e “American Idol”, përlotet teksa këndon për vendlindjen

“Kim” ishte zhvendosur gjashtë vjet më parë në Amerikë për të ndjekur ëndrrën e tij në American Idol. Gjatë klipit prezantues përmendi edhe Kosovën, si dhe periudhën e 99-tës kur edhe ishte lindur.

2 Mars 2024, 22:12 Nga N.F
VIDEO/ “Oj Kosovë, oj nëna ime”, shqiptari mahnit
Freskim Rama

SHBA- Këngëtari nga Kosova, Freskim Rama me emrin artistik “Kim” ka mahnitur jurinë "American Idol në SHBA. 25-vjeçar nisi audicionin me këngën “Heal” të Tom Odell”, por e përfundoi me këngën e njohur shqiptare “Oj Kosovë, oj nëna ime”.

“Kim” ishte zhvendosur gjashtë vjet më parë në Amerikë për të ndjekur ëndrrën e tij në American Idol. Gjatë klipit prezantues përmendi edhe Kosovën, si dhe periudhën e 99-tës kur edhe ishte lindur.

Pas këngimit ai mori nënën e tij në telefon ku e njoftoj se ndodhej në audicion ndërsa juria i tha "Po" ëndërrës së tij për tu bërë pjesë e Hollivudit. Në skenën e këtij spekakti të talenteve të reja e kanë ngjitur edhe Linda Halimi sikurse Melinda Ademi, duke shënuar një sukses të ri të artistëve shqiptarë në skenën ndërkombëtare të muzikës.



american idol freskim rama

Sondazh

Poll