Art&Argëtim

Ceremonia e ndarjes së çmimeve "BRIT Awards", Dua Lipa magjeps me pamjen e saj në tapetin e kuq

Lipa gjithashtu pritet të bëjë edhe hapjen e eventit. E veshur me një fustan të gjatë të zi lëkure që hapej në fund dhe një varëse zinxhir në qafë ka magjepsur fansat me pamjen e saj.

2 Mars 2024, 21:46 Nga N.F
Ceremonia e ndarjes së çmimeve "BRIT Awards", Dua
Dua Lipa

ANGLI- Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ka amrrë pjesë në ndarjen e çmimeve  BRIT Awards ku ka shkëlqyer në tapetin e kuq. Lipa gjithashtu pritet të bëjë edhe hapjen e eventit.

E veshur me një fustan të gjatë të zi lëkure që hapej në fund dhe një varëse zinxhir në qafë ka magjepsur fansat me pamjen e saj. Me flokët e saj të kuq të stiluar thjeshtë dhe një make up tërheqës Dua përfundoi look-un e saj.

Këngëtarja është nominuar si për çmimin “Kënga e Vitit” si dhe për kategorinë “Artisti i Vitit”. Ceremonia e BRIT Aëards do të drejtohet nga Maya Jama, Roman Kemp dhe Clara Amfo, do të ketë gjithashtu një seri prezantuesish të ftuar gjatë mbrëmjes së mbushur me yje.

dua lipa brit award

Sondazh

Poll