Aktualitet

'Punonjësit e Bashkisë qëndrojnë në oborr"/ Tensione te Kongresi i Manastirit, Përfaqësuesja e 'Bashkë Fitojmë": Kërcënojnë qytetarët

Ajo thotë se nuk e telefonoi Policinë pasi kishte frikë se mos e merrnin edhe atë në rajon.

14 Maj 2023, 11:01 Nga A.B
'Punonjësit e Bashkisë qëndrojnë në oborr"/
Luljeta Shehaj

TIRANË- Një denoncim është bërë ditën e sotme nga qendra e votimit në shkollën 'Kongresi i Manastirit' nga përfaqësuesja e grup seksionit të 'Bashkë Fitojmë'. Luljeta Shehaj tregon për mediat se vijnë punonjës të Bashkisë që kërcënojnë qytetarët. 

Po ashtu, ajo thotë se nuk e telefonoi Policinë pasi kishte frikë se mos e merrnin edhe atë në rajon.

'Një rast që na ndodhi ishte ndërrimi i vëzhhuesit. Na thanë iku për të votuar. Nuk mund të shkëputesh nga qendra e votimit dhe të vijnë dikush i paautorizuar. Janë punonjës të bashkisë, të Kombiantit. Unë doja të njoftoja Policinë, por e di që më marrin edhe mua në rajon. Nuk mundemi dot.'- tha ajo.

zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll