Aktualitet

"Seanca s'ka bazë ligjore'/ Padia e Veliajt, Koka: Një nga të akuzuarit nuk u njoftua. Avokati: Kërkesa ka shumë parregullsi, sjell pavlefshmëri

Gazetari Bledian Koka u shpreh për mediat se seanca ka si për qëllim përmbushjen e dëshirës së Veliajt për ta intimiduar.

5 Maj 2023, 10:29 Nga A.B
"Seanca s'ka bazë ligjore'/ Padia e Veliajt, Koka: Një
Bledian Koka dhe Dorian Matlia

TIRANË- Ditën e sotme është shtyrë seanca në Gjykatën e Tiranës, për padinë e ngritur nga kryebashkiaku Erion Veliaj për gazetarin Bledian Koka, në lidhje me disa denoncime që ky i fundit ka bërë në emisionin "Piranjat". Pas daljes nga gjykata, Koka u shpreh për mediat se seanca ka si për qëllim përmbushjen e dëshirës së Veliajt për ta intimiduar. Po ashtu, ai tha se seanca e sotme u shty pasi nuk është njoftuar një nga të akuzuarit, duke qenë se adresa është shkruar gabimisht.

Koka paralajmëron se edhe seanca e radhës do të shtyhet pasi adresa që është shkruar në kërkesë, është e pavlefshme. 

"Seanca që nuk ka qëllim në vetvete vecse dëshirën e Veliajt për të më intimiduar mua. Padia është e pabaazuar në fakte dhe në prova, po kjo do duhet të gjykohet nga drejtësia. Sot seanca u shty për të dytën herë, përfaqësuesit e Veliajt nuk tërhiqen, po e mbajnë presionin.

Sot u shty, pasi një nga të akuzuarit nuk është njoftuar, për shkak të adresës. E njëjta problematikë mund të jetë edhe në datën e radhës, pasi Veliaj ka vendosur në adresë zyrën e bashkisë së Tiranës. Jemi duke shkuar drejt një shtyrje të paralajmëruar, pasi adresa është e pavlefshme"-tha Koka. 

Nga ana tjetër, avokati i Kokës, Dorian Matlija e quan kërkesën e bërë nga ana e kryebashkiakut të Tiranës, si të pavlefshme. Përveç adresës, Matlija shton se nëse do vijohet kështu, në fund do shpallet një proces i pavlefshëm.

"Koka e shpjegoi. E shoh si akt të rëndë të ngrihet një akuzë ndaj një gazetari që vetëm ka bërë punën e tij. Këtu ka të bëjë dhe me pasaktësi në atë kërkesë, të bërë shpejt e shpejt. Mungon emri i përfaqësuesit ligjor, duhet të ishte nënshkruar çdo faqe. Këto pasaktësi të vogla çojnë në pavlefshmëri të kërkesës. Nëse nuk merr masa që kjo të rregullohet, me shumë gjasa do kemi një proces të pavlefshëm në fund fare"- tha Matlija. 

PSE ËSHTË PADITUR GAZETARI?

Më 3 Prill, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj kallëzoi penalisht gazetarin Bledian Koka dhe "SyriTv", e gjitha pas publikimit të aferës së inceneratorit të Tiranës. Fillimisht, lajmin e bëri të ditur vetë Koka, i cili tha se padia është dorëzuar pasi emisioni "Piranjat" i drejtoi disa pyetje për të dhënë edhe ai versionin e tij lidhur me takimin që pretendohet se ka pasur me biznesmenin italian Gabrielle Tarroni Longhinotti.

Si nisi historia; Rumunët kërkojnë të heqin qafe një incenerator që nuk është aspak rentabël. Për këtë madje janë gati të paguajnë shifrën prej 75 mijë eurosh. Dhe kërkesës së tyre i përgjigjet kompania italiane Bruno Presezzi, me titullar Antonio Presezzi, ortakun e Gabrielës. Ky incenerator u çmontua, dhe u transportua me kamiona në Borato di Morgora, u bë si i ri, dhe pati një tentativë për ta shitur në Zimbabve. Por atje nuk e pranuan pasi atje e kuptuan se diçka nuk ishte "ok". Por për Shqipërinë ishte mirë./Dosja.al

bledian koka

Sondazh

Poll