Aktualitet

Ramës i zënë pritë me fotot e Enver Hoxhës tek "Varrezat e Dëshmorëve", qytetarët: Ai ishte burrë! Na dha shkollë e edukatë

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në "Varrezat e Dëshmorëve", ndërsa i zunë pritë me fotot e Enver Hoxhës

5 Maj 2023, 10:31 Nga m.s
Ramës i zënë pritë me fotot e Enver Hoxhës tek
I moshuari

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në "Varrezat e Dëshmorëve", ndërsa i zunë pritë me fotot e Enver Hoxhës. Policia ka mbajtur larg “politikës” disa qytetarë të prezantuar si familjarë të personave që kanë luftuar, për shkak se një pjesë e tyre mbanin në dorë fotografi të ish-diktatorit Enver Hoxha.

Të pyetur pse ende pas kaq vitesh i thurin lavde një figure diktatoriale si ajo e Hoxhës, të pranishmit shprehen:

“Nuk janë të vërteta ato që keni parë, nuk na lënë që të hyjmë brenda policia. Ne na takon, se luftën e kanë bërë partizanët, Enver Hoxhën e mbaj se e ndriti vendin për 45 vjet me shkollim dhe me të gjitha gjërat, me ushtri, me armatim”, janë shprehur për mediat.

“Unë e mbaj dhe do ta mbaj, kam shkuar në punë ku ka qenë nevoja. Shtëpia ime ka qenë bazë lufte, ne nuk na kanë trajtuar hiç fare. Ky ishte burrë, na dha shkollë, na dha edukatë, na dha çdo gjë”.

Sikundër çdo vit, në "Ditën e Dëshmorëve", nuk mund të mungonin as nostalgjikët e Enver Hoxhës. Ata kanë zhvilluar homazhe në "Varrezat e Dëshmorëve", duke mbajtur në duar portrete të ish-diktatorit Enver Hoxha. /Dosja.al

enver hoxha varrezat e deshmoreve

Sondazh

Poll