Aktualitet

Dhunë fizike ndaj vajzës së tij të mitur, prangoset 47-vjeçari në Gjirokastër

Një 47 vjeçar me inicialet A. Ll., është arrestuar në flagrancë nga policia e Gjirokastrës, pasi akuzohej për dhunën e ushtruar ndaj vajzës së tij të mitur

5 Maj 2023, 09:33 Nga m.s
Dhunë fizike ndaj vajzës së tij të mitur, prangoset
Policia Gjirokaster

GJIROKASTËR- Një 47 vjeçar me inicialet A. Ll., është arrestuar në flagrancë nga policia e Gjirokastrës, pasi akuzohej për dhunën e ushtruar ndaj vajzës së tij të mitur. Në idhje me këtë rast, materialet hetimore në ngarkim të tij, i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale "Dhuna në familje".

NJOFTIMI NGA POLICIA

Gjirokastër

Ushtroi dhunë fizike ndaj vajzës së tij të mitur, vihet në pranga 47-vjeçari. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin A. Ll., 47 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij të mitur.  Materialet në ngarkim të shtetasit A. Ll. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë  të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprën penale "Dhuna në familje". /Dosja.al

dhune fizike arrestim ne gjirokaster

Sondazh

Poll