Aktualitet

5 Maji/ Rama kryen homazhe te Varrezat e Dëshmorëve, shoqërohet nga Veliaj dhe Nikolla

Pas ceremonisë, Rama përshëndeti të pranishmit.

5 Maj 2023, 10:11 Nga m.s
5 Maji/ Rama kryen homazhe te Varrezat e Dëshmorëve, shoqërohet
Edi Rama homazhe tek varrezat e dëshmorëve

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka kujtuar sot Ditën e Dëshmororëve. Kreu i qeverisë bëri homazhe mëngjesin e sotëm te varrezat e dëshmorëve. Së bashku me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn dhe kryeparlamentaren Lindita Nikollën, vendosën kurora me lule në nder të të gjithë atyre dëshmorëve, të cilët sakrifikuan jetën për një Shqipëri të lirë.

Pas ceremonisë, Rama përshëndeti të pranishmit.

Nga ana tjetër, edhe përfaqësues të Partisë Komuniste nderuan sot të rënët e Atdheut me foton e ish-diktatorit, Enver Hoxha, banderola dhe yllin me pesë cepa. Kjo nuk është hera e parë, pasi në çdo festë komunistët kryejnë nderime e homazhe me foton e diktatorit.

5 Maji është një datë e rëndësishme historike për shqiptarët, pasi përkujtohen Dëshmorët e Kombit. Dita e Dëshmorëve u vendos të jetë 5 maji 1942, dita kur u vra nga fashistët, Qemal Stafa, i ri komunist aktivist i luftës Nacional Çlirimtare.

dita e deshmoreve edi rama

Sondazh

Poll