28 Prill 2023, 09:15
Nga F.M
Ardian Nikulaj
TIRANË- Lëvizjet e britanikëve dhe portugezit që akuzohen se kanë marrë pjesë në vrasjen e Ardian Nikulajt janë regjistruar që nga data 3 prill. Britanikët kanë ardhur nga Londra më 3 prill në orën 22:35. Harriet Bridgeman dhe Thomas Mithan kanë hipur në një mjet me karakteristika të njëjta me atë që Edmond Haxhia kishte marrë me qira, tip Volksëagen Golf 5. Mjeti është kapur nga kamerat e sigurisë dhe rezulton se i ka pritur në Rinas pranë lokal “T…” . Më pas, dy britanikët kanë shkuar në Shëngjin në orën 01:30 dhe janë akomoduar në hotel “L…” në pronësi të vëllait të Ardian Nikulajt. Në datë 5 Prill në dhomën e tyre në hotel “L…” shkon anglezi tjetër Steven Paul Hunt. Ata qëndrojnë për 3 orë së bashku. Atë pasdite, Thomas Mithan largohet nga Shqipëria nëpërmjet Rinasit.
Me Steven Paul Hunt, në dukje si një çift, 28-vjeçarja britanike Bridgeman në orën 11:30 të datës 6 Prill shkojnë në lokalin “Coral” në pronësi të Ardian Nikulaj, në të njëjtin ku ndodhi dhe vrasja. Kamerat e lokalit i kanë fiksuar deri në orën 14:30. Ata konsumojnë pije, hyjnë dhe dalin disa herë nga lokali, duke kryer veprime të dyshimta dhe duke filmuar me aparate celulare. Gjatë kësaj periudhe kohore në lokal ka qenë edhe Ardian Nikulaj. Të nesërmen ata janë larguar nga Rinasi në mëngjes me avion për në Athinë.
Britaniku tjetër, Harry Simson ka mbërritur në 11 Prill dhe pranë lokal “T…” në orën 00.56 hipën në makinën “Volksëagen” dhe lëviz për në Lezhë. Në orët e para të mëngjesit shihet në shëtitoren e Shëngjinit dhe në oren 03:09 shkon te hotel “R…..”. Të nesërmen deri ditën e vrasjes ka qëndruar në hotel “B…”. Sipas dëshmisë se recepsionistit, tre ditë ka paguar nga 30 Euro dhe 5 ditët e tjera nga 30 mijë lekë nata. Pagesën e ka kryer çdo ditë. Recepsionisti që fliste mirë anglisht e ka kuptuar theksin britanik të klientit. Por nuk e ka regjistruar me pasaportë. Simson është justifikuar para recepsionistëve duke thënë se e ka harruar kartën e tij të identitetit në mjetin e mikut shqiptar. Kështu, ai ka shtyrë nga dita në ditë, deri pasditen e 19 prillin, qëndrimin e tiuj në hotel.
Sipas dëshmisë së recepsionistit, ditën e ngjarjes ai ka dalë në orën 09:00 të mëngjesit dhe është kthyer rreth drekës duke i treguar recepsionistit për plumbat te lokali ku kishte qenë dhe ka kërkuar një taksi me të cilën është larguar drejt Rinasit. Nga ana tjetër, i akuzuari si porositës dhe financues, Edmond Haxhia ka hyrë në Shqipëri në 24 Nëntor e ka dalë në 20 Prill nga Rinasi. Po në të njëjtin vend, Edmond Haxhia është filmuar dukë marrë në makinë më 14 Shkurt portugezin Saraiva.
ardian nikulaj vritet ardian nikulaj
Aktualitet
28 Prill 2023, 08:55
F.M
Ruben Saraiva, foto e dalë nga Policia (majtas); Ruben Saraiva, foto nga rrjetet sociale (djathtas)
TIRANË- Ruben Saraiva, portugezi që akuz...
Aktualitet
28 Prill 2023, 07:10
I.A
moti
TIRANË- Shqipëria do të përfshihet nga një mot me kushte të qëndrueshme atmosfrike gjatë ditës s&eum...
Aktualitet
27 Prill 2023, 23:30
k.m.
GREQI- Një 14-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident me biçikletë. Ngjarja tragjike ka ndodhur pasditen e sotm...
Aktualitet
27 Prill 2023, 23:08
k.m.
Klodiana Lala
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje të tjera lidhur me vrasjen e biznesmenit nga Lezha, Ardian Nikulajt në 19 pr...
Aktualitet
27 Prill 2023, 22:12
k.m.
Foto ilustruese
Nuk hapet sistemi për vizita te mjeku specialist në spitalin Rajonal të Fierit, pacientja përfundon në urgjenc&eum...
Aktualitet
27 Prill 2023, 21:22
A.B
Policia
GREQI- Sherr mes dy shqiptarëve në Greqi. Dy personat janë përplasur për shkak të xhelozisë për një gr...
Aktualitet
27 Prill 2023, 20:48
k.m.
Projekti strategjik “Metrobosco”, i njohur si pylli orbital është pjesë e planit urbanistik Tirana 2030, përgatitur nga arkite...
Aktualitet
27 Prill 2023, 20:02
k.m.
Pamje nga hoteli
TIRANË- Ishin këto pamje të kamerave të sigurisë që i bindën hetuesit për lidhjet mes 6 personave...
Aktualitet
27 Prill 2023, 19:58
A.B
Harriet Bridgeman
TIRANË- Vajza në foto është Harriet Bridgeman, anëtarja e grupit të Edmond Haxhisë, të formuar p&...
Aktualitet
27 Prill 2023, 19:44
k.m.
Portugezi
LEZHË- Detaje të reja janë zbuluar lidhur me provat që çuan në zbulimin e grupit kriminal që kishte marr&eum...