Politike

Posterat me gishtin e mesit, REAGON Belind Këlliçi: Më vjen mirë që ka pasur kaq shumë reagime! Lufta ndaj korrupsionit, në krye të axhendës sime

Belind Këlliçi është shprehur se i vjen mirë që ka pasur kaq shumë reagime dhe që qytetarët janë dakord me luftën kundër korrupsionit në Bashkinë e Tiranës.

25 Prill 2023, 16:38 Nga k.m.
Posterat me gishtin e mesit, REAGON Belind Këlliçi: Më vjen
Belind Këlliçi

TIRANË- Kandidati i koalicionit të opozitës "Bashkë fitojmë" për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka reaguar lidhur me komentet që po qarkullojnë për posterat e tij të fushatës. Në një reagim të shkurtër për "ABC", ai është shprehur se i vjen mirë që ka pasur kaq shumë reagime dhe që qytetarët janë dakord me luftën kundër korrupsionit në Bashkinë e Tiranës. E po ashtu, shtoi se nëse zgjidhet kryebashkiak do të luftojë korrupsionin me çdo mjet. 

Posterat me gishtin e mesit, REAGON Belind Këlliçi: Më vjen

"Më vjen mirë që ka pasur kaq shumë reagime dhe që qytetarët janë dakord me luftën ndaj korrupsionit të Bashkisë Tiranë. Korrupsioni është gangrena e shoqërisë sonë ndaj dhe lufta ndaj këtij fenomeni është në krye të axhendës sime. Me çdo mjet të mundshëm,"- Belind Këlliçi.

Në poster Belindi shfaqet me dy gishtat e mesit lart, ku sipas tij, është ajo çfarë ai do t’i tregojë korrupsionit nëse do të jetë kryetari i ardhshëm i Bashkisë. Ndërsa në poster shkruhet: Duart e Belos, kështu i drejtohen korrupsionit në Tiranë. Por posteri ka shkaktuar reagime të shumta.

belind këlliçi zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll