Politike

'S'do bëjmë sponsorizime në fushatë'/ Ç'po ndodh? Veliaj dhe Sako s'merren vesh, kryebashkiakja e Durrësit 'shkel' rregullin e socialistëve

Në mesin e socialistëve ka dhe nga ana që bëjnë me 'kokën' e tyre. Emiriana Sako vijon ende me sponsorizimet, duke mos dëgjuar urdhërat nga lart.

10 Prill 2023, 20:50 Nga A.B
'S'do bëjmë sponsorizime në fushatë'/
Veliaj dhe Emiriana Sako

TIRANË- Fushata zgjedhore ka angazhuar të gjitha palët politike në vend e sigurisht nuk kanë munguar premtimet. Disa kanë premtuar ujë 24 orë, të tjerë transport falas e disa asnjë shpenzim për fushatë, duke përfshirë këtu sponsorizimet. Këtë të fundit, e ka thënë jo më shumë se tre ditë më parë nga kryebashkiaku aktual Erion Veliaj dhe kandidati i PS për bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj. 

"Ne duam të organizojmë një fushatë modeste, me koston më të ulët, pa sponsorizime, pa shpenzime; përkundrazi, duam të gjejmë disa mënyra kreative se si buxhetin që na jep KQZ-ja për fushatën, t’ia kthejmë komunitetit"

Mirëpo, duket se në mesin e socialistëve ka dhe nga ana që bëjnë me 'kokën' e tyre. Në këtë rast, kandidatja për Bashkinë e Durrësit, Emiriana Sako.

Sako shihet se në rrjetin social 'Facebook', ka kryer sponsorizime në postimet e bëra për fushatë. Ndoshta e ka dëgjuar me vonesë ose do të ndjekë programin e saj për këtë fushatë. 

'S'do bëjmë sponsorizime në fushatë'/

/Dosja.al

emiriana sako erion veliaj

Sondazh

Poll