Politike

PD kërkoi çregjistrimin e kandidatit të PS nga gara për kreun e bashkisë Mallakastër, KAS s'merr në shqyrtim kërkesën

PD ankimoi në KAS regjistrimin e Qerim Ismailajt pasi Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organozuar e dënoi me 6 muaj burgim në shkurt të këtij viti për falsifikim dokumentesh.

10 Prill 2023, 20:06 Nga A.B
PD kërkoi çregjistrimin e kandidatit të PS nga gara për
Qerim Ismailaj

TIRANË- Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka rrëzuar kërkesën e bërë nga Partia Demokratike për çregjistrimin e kandidatit të PS, Qerim Ismailaj për bashkinë e Mallakastrës me arsyetimin se ky i fundit është subjekt i ligjit të dekriminalizimit.

VENDIMI: 

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve shqyrtoi elementët e formës dhe të përmbajtjes së kërkesës ankimore nr. 48, datë 07.04.2023, me ankues Partia Demokratike e Shqipërisë, me objekt “Shfuqizimi pjesërisht i vendimit nr. 300, datë 05.04.2023 të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve “Verifikimi i deklarimeve në formularët e vetëdeklarimit të kandidatëve për kryetar bashkie për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”. Ndalimin e kandidimit të kandidatit për kryetar bashkie të Mallakastrës, shtetasit Qerim Ismailaj, të propozuar nga Partia Socialiste e Shqipërisë”. Në përfundim të shqyrtimit paraprak, KAS me shumicë votash vendosi moskalimin për shqyrtim të kërkesës ankimore.

PD ankimoi në KAS regjistrimin e tij pasi Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organozuar e dënoi me 6 muaj burgim në shkurt të këtij viti për falsifikim dokumentesh. Kjo erdhi pasi Ismailaj kishte fshehur në formularin e dekriminalizimit një dënim 3 vjet në Greqi për akte dhune. Bazuar në ligjin për dekriminalizimin, PD kërkon që Ismailaj të mos kandidojë më për kryetar bashkie.

Ismailaj u gjet fajtor për akuzën e falsifikimit të formularit të dekriminalizimit pasi nuk deklaroi një dënim të marrë në Greqi. Pavarësisht dënimit, ai është shprehur se nuk do të heqë dorë nga mandati i kryebashkiakut, ndërsa vendimin e ka cilësuar të padrejtë./Dosja.al

qerim ismailaj kas

Sondazh

Poll