Politike

Kërcënimi i biznesmenit, Partia e Lirisë denoncon: Alcani dhe djali i tij u punësuan në Bashkinë e Tiranës, kanë fituar 13 tendera

Partia e Lirisë, nëpërmjet Silva Cakës, thotë se kompania në fjalë ka fituar plot 13 tendera në Bashkinë e Tiranës.

10 Prill 2023, 20:30 Nga A.B
Kërcënimi i biznesmenit, Partia e Lirisë denoncon: Alcani dhe
Silva Caka

TIRANË- Partia e Lirisë reagoi ditën e sotme për operacionin e Policisë së Shtetit, ku u prangosën tre persona dhe u shpall në kërkim një tjetër sepse kërcënonin një biznesmen që të tërhiqej nga një tender që kishte fituar në Bashkinë e Tiranës. Dy prej të arrestuarve janë Shaqir Alcani, pronari i kompanisë “Alcani shpk”, dhe djali i tij Algert Alcani, i punësuar si përgjegjës në Bashkinë e Tiranës. Partia e Lirisë, nëpërmjet Silva Cakës, thotë se kompania në fjalë ka fituar plot 13 tendera në Bashkinë e Tiranës.

“Shaqir Alcani (administrator i "Alcani" sh.p.k., kompania që ka rrafshuar pyjet në Elbasan), ka fituar 13 tendera në Bashkinë e Tiranës, ku i biri, Algert Alcani, punon si përgjegjës sektori. Sot, babë e bir, plus edhe ca kriminelë të kontraktuar, kanë kërcënuar me jetë administratorin e një kompanie tjetër, që ka fituar një tender rreth 1 milionë euro për furnizimin me lëndë drusore dhe që nuk tërhiqej nga gara. Bashkia e Tiranës, e vendosur plotësisht në shërbimin e familjeve të punonjësve të saj patronazhistë, nuk verifikon asnjë paligjshmëri, as konfliktin e interesit, mjaft që të marrë pjesën e saj”, shkruan Caka, zyrtare e Partisë së Lirisë.

partia e lirise shaqir alcani

Sondazh

Poll