Politike

"Kandidatët e mi thonë se çdo gjë bëhet pa lekë"/ Veliaj i përgjigjet Këlliçit: Transport falas vetëm nëse nuk paguhen pagat

Gjatë prezantimit të planit për pastrimin e qytetit, Veliaj i konsideroi këto premtime si të pa realizueshme.

10 Prill 2023, 18:58 Nga A.B
"Kandidatët e mi thonë se çdo gjë bëhet pa
Erion Veliaj

TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka ironizuar premtimet e Belind Këlliçit në zgjedhjet e 14 majit, për transport falas në kryeqytet.

“I kam dëgjuar të pestë kandidatët, në një mën Gjatë prezantimit të planit për pastrimin e qytetit, Veliaj i konsideroi këto premtime si të pa realizueshme.yrë apo një tjetër të gjithë thonë se çdo gjë do bëhet pa lekë. Është shumë kollaj ta thuash sot këtë. Por, kur e kishin ata detyrën për të pastruar qytetin, në ato 4 vitet e gjumit, nuk kishin paguar as sigurimet shoqërore për punonjësit e pastrimit. Një mënyrë për t’i bërë të gjitha falas është të mos paguajë rrogat, të mos paguajë sigurimet shoqërore, të mos paguajë sigurimet shëndetësore, ta lerë Tiranën zhul, ta bëjë çdo gjë falas, hidhi plehrat gjithandej. Por, në fund na e lanë ne faturën, se dikush duhet t’i paguajnë këto”, tha Veliaj.

Veliaj foli edhe për planin 5-vjeçar të pastrimit të qytetit, duke sjellë si risi  futjen nëntokë, nëntokë e të gjithë kontenierëve të mbetjeve në zonën përreth qendrës.

“Disa nga kontenierët, që janë me kapacitet deri 3800 litra, do të shkojnë në 5 mijë litra, dhe do jenë risia që duam ta zgjerojmë nga qendra e Tiranës deri në periferi, për t’u siguruar që sa më shumë mbetje të jenë nëntokë, edhe për efekt të higjienës dhe erës, edhe për ta bërë punën më të lehtë për të gjithë ata që punojnë me pastrimin”, shtoi Veliaj.

erion veliaj

Sondazh

Poll