Politike

Zbulohet slogani i PS në zgjedhje, nesër Rama hap fushatën

Por në orën 17.00, në selinë e PS-së do të mblidhet Kryesia për direktivat e fundit nga kryesocialisti Edi Rama.

10 Prill 2023, 20:16 Nga k.m.
Zbulohet slogani i PS në zgjedhje, nesër Rama hap fushatën
Edi Rama

TIRANË- “Kurrë pas, përpara!,”-ky është slogani që ka zgjedhur Partia Socialiste për zgjedhjet lokale të 14 majit. Partia Socialiste do të hapë nesër fushatën në orën 18.00 të pasdites. Por në orën 17.00, në selinë e PS-së do të mblidhet Kryesia për direktivat e fundit nga kryesocialisti Edi Rama.

Ndërsa më pas, Rama do "zbresë" në “Sheshin Skënderbej”. Në eventin e ditës së nesërme do të jenë prezent 61 kandidatët zyrtarë për Bashkitë e vendit që do të futen në garën e 14 majit. Pas lancimit të sloganit socialistët do të nisen në Farkë për të mbjellë pemët e premtuara. 

zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll