Bota

Sapo doli nga izolimi, 'Igor rus' godet me pllakë gardianin e burgut në Madrid

Feher, vazhdon të përflitet për dhunën e tij.

1 Prill 2023, 13:51 Nga a.l
Sapo doli nga izolimi, 'Igor rus' godet me pllakë gardianin e
Igor Rus

Norbert Feher i njohur ndryshe si 'Igor rus', vrasësi Bolonez, i dënuar me burgim të përjetshëm në Itali dhe Spanjë, sulmoi gardianët e burgut, duke thyer pllaka dhe duke i përdorur si tehe.

Feher, vazhdon të përflitet për dhunën e tij. Nga Spanja, ku ndodhet në burg për të vuajtur dënimet e përjetshme të dhëna nga gjykatat spanjolle dhe italiane duket se vazhdon të njëjtat skenare të çmendur të dy viteve më parë. Vrasësi Bolonjez, në fakt, si në vitin 2021 edhe të enjten e kaluar, sulmoi rojet e burgut të burgut Estremera (Madrid) me pllaka të thyera të përdorura si thika, sapo doli nga izolimi. Një oficer u plagos në fytyrë.

Nga Madridi po flitet sërish për furinë e Igor rusit. Zyrtarët e burgut të Estremerës kishin shkuar për ta marrë serbin Norbert Feher nga qelia e izolimit për ta çuar për të dëshmuar me videokonferencë, në seancën për gjykimin për ngjarjet e Duenas. Atje, në prill të vitit 2021, ai tentoi të plagoste një oficer burgu, duke e goditur me dy pllaka të marra nga banja e qelisë dhe dërgoi pesë punonjës të burgut në spital, për të shmangur transferimin në Zuera (Zaragoza) për gjykim për vrasjen e trefishtë të kryer në Teruel, në dhjetor 2017, shkruajnë mediat italiane. 

Siç raportohet nga Quotidiano Nazionale, vrasësi i Budrio ishte edhe një herë i armatosur me pllaka dhe gati për të goditur. Ai mbante gjithashtu nën rroba për t’u mbrojtur nga reagimi i gardianëve ndaj sulmit të tij të ri pllaka.

Sondazh

Poll