Bota

'Detyra ushtarake është e vështirë'/ Gjenerali i lartë amerikan: Ukraina nuk ka gjasa të fitojë këtë vit

Milley më herët është shprehur se ka të ngjarë që lufta të përfundojë në tryezën e bisedimeve. Kjo nuk ishte hera e parë që Milley thotë se lufta do të përfundojë me negociata.

1 Prill 2023, 14:19 Nga a.l
'Detyra ushtarake është e vështirë'/ Gjenerali i
Mark Milley

SHBA- Kryetari i Shefave të Shtabit të Përbashkët të SHBA, Gjenerali Mark Milley u shpreh pesimist ndaj Ukrainën në luftë me Rusinë, pasi tha se ajo ka gjasa të mos e fitojë këtë vit luftën shkruajnë mediat e huaja. 

Zelensky ka deklaruar publikisht shumë herë se objektivi ukrainas është të dëbojë çdo rus nga Ukraina e pushtuar nga Rusia. Dhe kjo është një detyrë e rëndësishme ushtarake. Detyrë shumë, shumë e vështirë ushtarake. Ju po shikoni disa qindra mijë rusë që janë ende në Ukrainën e pushtuar nga Rusia”, tha Milley. 

Pavarësisht se as Ukraina dhe as Rusia nuk tregojnë shenja të dëshirës për të negociuar, Milley më herët është shprehur se ka të ngjarë që lufta të përfundojë në tryezën e bisedimeve. Kjo nuk ishte hera e parë që Milley thotë se lufta do të përfundojë me negociata.

mark milley

Sondazh

Poll