Bota

Kriza politike në Peru/ Ish-presidenti Pedro Castillo do të qëndrojë në burg për 36 muaj

Për rrjedhojë, ish-presidenti, 53 vjeç, do të qëndrojë në paraburgim deri në dhjetor 2025, ndërsa prokuroria do të zhvillojë hetimet për çështjet ndaj tij.

1 Prill 2023, 14:14 Nga f.i
Kriza politike në Peru/ Ish-presidenti Pedro Castillo do të
Pedro Castillo

PERU-Gjykata e apelit në Peru ka lënë në fuqi vendimin për të burgosur me 36 muaj ish-presidentin Pedro Castillo. Mediat e huaja raportojnë se Castillo akuzohet ndër të tjera për korrupsion dhe u arrestua menjëherë pas pezullimit të tij nga parlamenti në dhjetor. Parlamenti e pezulloi ish-presidentin për ‘rebelim’ si dhe tentoi grusht shteti.

Për rrjedhojë, ish-presidenti, 53 vjeç, do të qëndrojë në paraburgim deri në dhjetor 2025, ndërsa prokuroria do të zhvillojë hetimet për çështjet ndaj tij.

Prokuroria akuzon ish-presidentin, si kreun e një rrjeti korrupsioni, për pastrim parash. Pas ndalimit dhe arrestimit të tij, ish-presidenti u dërgua më 7 dhjetor në burgun Barvadigo, një qendër paraburgimi për zyrtarë të lartë në selinë e drejtorisë së operacioneve speciale të policisë, në pjesën lindore të kryeqytetit të vendit.

pedro castillo

Sondazh

Poll