Bota

Rrëshqitja e dheut në Ekuador/ Thellohet bilanci, 23 të vdekur dhe 67 të zhdukur

Sipas autoriteteve raportohet se 23 persona kanë humbur jetën dhe 67 persona janë ende të zhdukur.

1 Prill 2023, 13:53 Nga f.i
Rrëshqitja e dheut në Ekuador/ Thellohet bilanci, 23 të vdekur
Rrëshqitja e dheut në Ekuador

SHBA- Rritet numri i personave të vdekur, si pasojë e rrëshqitjes së dheut në Alausi në jug të Ekuadorit. Sipas autoriteteve raportohet se 23 persona kanë humbur jetën dhe 67 persona janë ende të zhdukur, shkruajnë mediat e huaja.

Nga rrëshqitja e dheut mbetën të lënduanr 38 banorë, ndërsa163 shtëpi u dëmtuan. Në zonën e prekur, me urdhër të autoriteteve janë evakuuar 600 shtëpi që nuk u goditën nga rrëshqitja e dheut. Qeveria hapi tre qendra për të prekurit.

Për shkak të tërmetit vdekjeprurës që goditi vendin në fillim të këtij muaji, shiut, përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut, qeveria javën e kaluar shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në 14 nga 24 provincat e Ekuadorit.

moti i keq ne ekuador

Sondazh

Poll