Politike

Këlliçi bën premtimin për Tiranën: Transporti publik do të jetë falas

Me anë të një postimi në Facebook, Këlliçi theksoi se Tiranë do të jetë kryeqyteti i tretë në Evropë që do të ofrojnë transport publik falas.

25 Mars 2023, 21:05 Nga I.A
Këlliçi bën premtimin për Tiranën: Transporti publik
Belind Këlliçi

TIRANË- Kandidati për bashkinë e Tiranës Belind Këlliçi ka premtuar se gjatë qeverisjes së tij në këtë bashki, do të jetë transporti publik falas. Me anë të një postimi në Facebook, Këlliçi theksoi se Tirana do të jetë kryeqyteti i tretë në Evropë që do të ketë transportin publik falas. Po ashtu ka theksuar se transporti publik do të modernizohet në Tiranë.

Postimi i Plotë:

Vizioni im për Tiranën: Transport publik Modern dhe Falas! Sot e kemi shtëpinë plot me miq Studentët Demokratë Europianë janë prej dy ditësh këtu dhe unë gjeta mundësinë t'i njihja me vizionin tim për Tiranën e pas 14 majit. Ne do të jemi kryeqyteti i tretë në Europë pas Talinit dhe qytetit të Luksemburgut që do të ofrojmë transport publik falas Transporti publik do të modernizohet dhe do të jetë zgjedhje e parë për udhëtarët. Tirana do të shpejtojë ritmin e lëvizjes Ju nuk do të shpenzoni më orë nga koha juaj duke pritur nëpër stacione në shi e në vapë. Tirana do të ndryshojë!

transport publik falas belind kellici

Sondazh

Poll