Politike

Pjesë e listave të Tiranës për këshill bashkiak, Beti Njuma: Dua të jem në mejdan, aty ku merren vendimet për qytetarët

Ajo shton se shumë herë nuk ka qenë dakort me gjërat që kanë ndodhur në Tiranë, nisur nga shembja e Teatrit Kombëtar apo gjithçkaje që përfshin hapësirën publike në kryeqytet.

29 Mars 2023, 07:29 Nga F.M
Pjesë e listave të Tiranës për këshill bashkiak, Beti
Beti Njuma

TIRANË- Gazetarja Beti Njuma tregon se dëshira për të qenë pjesë e zgjidhjes për qytetarët e Tiranës e ka bërë që të pranojë ftesën për të qenë pjesë e këshillit bashkiak të Tiranës nga kandidati zyrtar i Opozitës për kryebashkiak, Belind Këlliçi. Në emision që drejton ajo vetë, "Ora e Betit", Njuma tha se deri më tani e ka bërë opozitën si gazetare dhe në profilin e saj në Facebook, por në të ardhmen, dëshiron të jetë pjesë e 'mejdanit' ku merren vendimet e rëndësishme për qytetarët. Ajo shton se shumë herë nuk ka qenë dakort me gjërat që kanë ndodhur në Tiranë, nisur nga shembja e Teatrit Kombëtar apo gjithçkaje që përfshin hapësirën publike në kryeqytet. 

"Përse e mora vendimin për t'i thënë 'Po' Belind Këlliçit për të qenë pjesë e këshillit bashkiak. Sepse prej kohësh jap kontributin tim si një zë publik në mbrojtje të Tiranës, në mbrojtje të trashëgimisë kulturore. Kam qenë kundër asaj që ka ndodhur me Tiranën, por edhe shumë veprimeve të tjera arbitrare, që nga shembja e Teatrit Kombëtar dhe gjithë asaj batërdie që është bërë në hapësirën publike në Tiranë. Ndaj e pranova me kënaqësi ftesën e Belind Këlliçit. Dua që Opozitën time të mos e bëj më vetëm si gazetare apo në Facebook, por në mejdan, aty ku merren vendimet e rëndësishme për qytetarët e Tiranës. Këto janë arsyet që më shtynë të pranoj atë ftesë në mënyrë që qytetarët e Tiranës, kur të vijnë në Bashkinë e Tiranës të gjejnë zgjidhje për problemet e tyre,"- thotë Njuma. 

Gazetarja është një nga të zgjedhurit e koalicionit 'Bashkë Fitojmë', nënshkruar nga kryedemokrati Sali Berisha dhe Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta për të qenë pjesë e kandidatëve për këshillin bashkiak. Mjeku Ilir Alimehmeti është emri i parë që opozita ka zgjedhur të vendosë në krye të listës. Mes kandidatëve janë dhe Silva Caka, Endrit Braimllari e aktori Julian Deda. Lista përfshin mjekë, aktorë, sportistë e avokatë. Mjeku ortoped Artan Distafa është pjesë e listës bashkë me ish-këshilltarin e presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi. Dorjan Teliti është në listë, Adriana Kalaja, Elona Guri e Brunilda Paskali.

LISTA:

Ilir Alimehmeti
Silva Caka
Endrit Braimllari
Beti Njuma
Arben Tafaj
Floida Kërpaçi
Tedi Blushi
Ilda Zhulali
Dorjan Teliti
Ana Azizaj
Artan Distafa
Albana Kepi
Jonathan Pano
Eriona Bixha
Genci Gjokutaj
Keda Kaceli
Fatjon Bathorja
Brunilda Paskali
Blerdi Liçaj
Endlirë Bushati
Julian Deda
Elona Dhima
Luçian Qafoku
Adriana Kalaja
Bledar Marku
Elona Guri
Ardian Elezi
Festime Serjani
Gentian Kaprata
Nasilda Shyti
Artur Alstafa
Ajshe Isha
Artan Llanaj
Esmeralda Demiraj
Besmir Hoxha
Rudina Koro
Redjon Zefi
Valdete Dashi
Besfort Dorezi
Enkeleida Fejzo
Emiljano Kapllani
Xhoel Nonaj
Davë Marku
Endrit Mermia
Iva çarçiu
Enkelejd Doda
Viola Vrana
Nikolin çali
Elda Mustafa
Ermand Bajrami
Anisa Ibra
Darius Vishkurti
Brunilda Salaj
Adan Kaba
Eva Metaj
Dorel Memoçi
Anxhela Lami
Ergys Mollaymeri
Enkeleda Hajderasi
Artimis Peca
Menada Bregu./Dosja.al

beti njuma lista e bashke fitojme tirane belind kellici

Sondazh

Poll