Politike

Dashnor Sula propozon "armëpushim" mes dy PD-ve, Ndoka lëshon batutën: Kush është Putini, Berisha apo Alibeaj?

Nard Ndoka e paralelizoi situatën me luftën Ukrainë- Rusi dhe kërkoi të dinte me humor se cili nga demokratët është Vladimir Putin.

29 Mars 2023, 07:48 Nga F.M
Dashnor Sula propozon "armëpushim" mes dy PD-ve, Ndoka
Nard Ndoka dhe Dashnor Sula

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula ka propozuar që në Partinë Demokratike të ketë një ‘armëpushim’, në mënyrë që të bashkohen për fushatë, kur jemi në prag të zgjedhjeve lokale të 14 majit. I ftuar në "Ora e Betit", Sula tha se është momenti që të gjithë të lënë mënjanë akuzat që kanë kundrejt njëri-tjetrit dhe të zbresin në terren për qëllimin e përbashkët. I ftuar bashkë me të ishte dhe Nard Ndoka, i cili e paralelizoi situatën me luftën Ukrainë- Rusi dhe kërkoi të dinte me humor se cili nga demokratët është Vladimir Putin.

Pjesë nga biseda mes tyre:

Nard Ndoka: Nuk shqetësohem për fatet e PD se do ta gjeni zgjidhjen, më intereson procesi zgjedhor.

Dashnor Sula: Nuk bëhet me debat, bëhet të mbyllim gojën të gjithë, pra armëpushimi, të bashkëpunojmë dhe shkojmë përpara. Jo të vazhdojmë të gjejmë gjilpërën në kashtë.

Nard Ndoka: Nuk po e mbyll gojën ai. Vazhdon me vulën.

Dashnor Sula: Dy të mençur nuk këpusin dot një fije peri, dy budallenj presin një tra.

Nard  Ndoka: Ky armëpushimi që është bërë si Rusia me Ukrainën, kush është Putini këtu, Berisha apo Alibeaj? Jam kurioz.

nard ndoka dashnor sula sali berisha enkelejd alibeaj

Sondazh

Poll