Politike

Kandidati i Alibeajt u tërhoq nga gara për Korçën, Gjergji Gjata tregon arsyet: U ndryshuan listat!

Gjergji Gjata shkruan se u ndryshua lista e kandidatëve për Këshillin Bashkiak, ndaj dhe ai vendosi që të largohej nga gara.

28 Mars 2023, 23:52 Nga k.m.
Kandidati i Alibeajt u tërhoq nga gara për Korçën, Gjergji
Gjergji Gjata

KORÇË- Është tërhequr nga gara për zgjedhjet e 14 majit kandidati i Enkelejd Alibeajt për bashkinë e Korçës, Gjergji Gjata. Me një postim në rrjetet e tij sociale, Gjata shkruan se u ndryshua lista e kandidatëve për Këshillin Bashkiak, ndaj dhe ai vendosi që të largohej nga gara.

"Kjo ishte arsyeja e vetme e largimit. Kujdes! Mbrëmjen e djeshme krerëve të PDSH i është bërë me dije prej meje personalisht që nëse ndryshohet lista e kandidatëve, do të largohemi, si unë, ashtu edhe kandidatët e Këshillit Bashkiak,"-shkruan Gjergji Gjata.

POSTIMI I PLOTË:

Ju informojmë se unë si kandidati për Kryetar i Bashkisë Korçë dhe 40 kandidatë për Këshillin Bashkiak, të partisë politike PDSh, tërhiqemi nga gara elektorale (në mënyrë të parevokueshme) për Zgjedhjet Vendore 2023, për mungesë të proçedurave vendimmarrëse në organet drejtuese të PDSh lidhur me kandidimet, si dhe për shkelje të integritetit dhe dinjitetit të të gjithë kandidatëve, cënuar nga vendime personale dhe jo kolegjiale. Urojmë më të mirën për Korçën dhe suksese për kandidatët më të mirë në të gjithë vendin. (Proçedurën zyrtare do e kryejmë sipas rregullave që parashikon ligji, pranë KQZ.) Sqarim plotësues: PDSh në formë arbitrare, puniste, pa vendimmarrje kolegjiale, por me vendimin e dy personave (një ish deputet dhe kryetari Alibeaj), në mesnatë ndryshuan listën e kandidatëve për Këshillin Bashkiak dhe e dorëzuan atë të ndryshme nga lista e dërguar nga baza e demokratëve dhe kandidati i Korçës, pa informuar as kandidatin, as anëtarësinë e partisë dhe as kandidatët. Kjo ishte arsyeja e vetme e largimit. Kujdes! Mbrëmjen e djeshme krerëve të PDSH i është bërë me dije prej meje personalisht që nëse ndryshohet lista e kandidatëve, do të largohemi, si unë, ashtu edhe kandidatët e Këshillit Bashkiak.

Gjata konkurroi në primaret e hapura nga Berisha, por siguroi vetëm 426 vota, ndërsa Ledina Alolli që u shpall fituese mori 628 vota.

Lista me kandidatët e dorëzuar: 

1. Tiranë-Roland Bejko
2. Mallakastër- Agron Kapllanaj
3. Lezhë - Sandër Marku (Tërhequr)
4. Patos- Pranvera Rizai
5. Fier -Eriselda Zotaj Çelaj
6. Korçë-Gjergji Gjata (Tërhequr)
7. Poliçan - Florian Qamo
8. Kuçovë - Ilirjan Koxhaj
9. Kamëz - Bilbil Bajraktari
10. Krujë - Sabah Sheta
11. Dibër - Naim Gazidede
12. Dimal- Dritan Sula
13. Librazhd -Bujar Vreto  (Tërhequr)
14. Vorë- Ibrahim Bruka  (I padisponueshëm)
15. Sarandë- Skënder Muço
16. Mirditë-Mark Ruçi
17. Kurbin- Genc Doçi (Tërhequr)
18. Vau i Dejës- Klomentina Drini

gjergji gjata zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll